Villa Tugendhat
From Wikipedia, the free encyclopedia
Villa Tugendhat është një ndërtesë historike në lagjen e pasur të Černa Pol në Brno, Republika Çeke. Është një nga prototipat e rinj të arkitekturës moderne në Evropë dhe është projektuar nga arkitekti gjerman Ludwing Mies van der Rohe. Ndërtuar me beton të përforcuar ndërmjet viteve 1928 dhe 1930 për Fritz Tugendhat dhe gruan e tij Greta, vila u bë shpejt një ikonë e modernizimit.
Është një ndërtesë trekatëshe dhe gjendet në një shpat kodre në jug-perëndim. Kati përdhes përbëhet nga zonat kryesore, konservatorin dhe tarracën, dhomat e kuzhinave dhe të shërbëtorëve. Kati i parë ka hyrjen kryesore nga rruga me një kalim në tarracë, hyrjen në korridor dhe dhoma për prindërit dhe fëmijët.
Arkitekti Mies krijoi një shembull të shkëlqyer të arkitekturës së hershme të funksionalizimit, përdori një kornizë revolucionare të hekurit, e cila ia mundësoi të hiqte dorë nga muret mbështetëse dhe të organizonte brendësinë, në mënyrë që të arrinte një ndjenjë hapësire dhe drite. Mies ka specifikuar të gjitha orenditë në bashkëpunim me projektuesin e brendshëm Llilly Reich. Kostoja ishte shumë e lartë për shkak të metodës së pazakontë të ndërtimit, materialeve luksoze dhe përdorimit të teknologjisë moderne për ngrohje dhe ventilim.