Veshka
semundjet e veshkes / From Wikipedia, the free encyclopedia
Veshka, organ me disa funksione, luan rol themelor rregullues në shumicën e kafshëve, duke përfshirë vertebrorët dhe disa jovertebrorë. Veshkat janë të domosdoshme për funksionimin e sistemit urinar dhe kryejnë edhe funksione homeostatike të tilla si rregullimin e elektroliteve, dhe rregullimin e trysnisë së gjakut (përmes ruajtjes së drejtpeshimit kripë-ujë). Ato i shërbejnë trupit si një kullues natyror i gjakut, dhe heqjen e mbeturinave të cilat shmangen në fshikëzën e urinës. Në prodhimin e urinës, veshkat nxjerrin mbeturina të tilla si ure dhe amoniak. Veshkat gjithashtu janë përgjegjëse për rithithjen e ujit, glukozës, dhe aminoacideve. Ato gjithashtu prodhojnë hormone, duke përfshirë kalçitriol, reninë, dhe eritropoetinë.gjaku ose 1 litër gjak sipas shkencëtarëve kalon rreth 40 herë tek veshkat dhe kjo do të thotë që veshkat filtrojne 200 litra gjak