![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/5/53/Woman_working_tool.jpg/640px-Woman_working_tool.jpg&w=640&q=50)
Veshje popullore të Kosovës
From Wikipedia, the free encyclopedia
Veshja tradicionale (kostumet folklorike) është një nga faktorët që e dallon këtë komb nga vendet fqinje dhe datojnë që nga epoka ilire.[1] Evolucioni i këtyre veshjeve , ka qenë në shërbim të modernizimit dhe stilit bashkëkohor megjithatë, simbolet dhe motivet themelore me të cilat janë dizajnuar këto veshje kanë tendencë t'i ngjajnë antikitetit ilir.[2] Materialet dhe mënyrat tradicionale me të cilat këto rroba janë bërë gjatë historisë nuk kanë ndryshuar shumë.Materialet që përdoren në krijimin e këtyre rrobave janë tipikisht kosovare, të quajtura vegjë ose vek (që i ngjan jenny-it anglez, tjerrje). Metodat e marrjes së materialeve dhe veshjeve kanë mbetur të njëjta. Motivet dhe modelet e këtyre rrobave mund të shpjegohen me fenë parahistorike. Trekëndëshat, rombet, qarqet dhe kryqet përdoren shpesh, dhe janë të njohur si simbole të shëndetit dhe pjellorisë.[3].Kryesisht, këto rroba kanë tri ngjyra kryesore, më simbolike është e kuqja[4].
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. Ndihmoni që faqet e tjera me temë të ngjashme të lidhen me të. (Data: ) |
![](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/5/53/Woman_working_tool.jpg/640px-Woman_working_tool.jpg)
![](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/a/a2/ALBANIADA_sporte_tradicionale_shqiptare_%2826%29.jpg/640px-ALBANIADA_sporte_tradicionale_shqiptare_%2826%29.jpg)