Vemjet
From Wikipedia, the free encyclopedia
Vemjet /ˈkætərˌpɪlər/ /ˈkætərˌpɪlər/ janë faza larvore e anëtarëve të rendit Lepidoptera (rendit të insekteve ku bëjnë pjesë fluturat dhe molat)
Shumica e llojeve të vemjeve janë herbivorë, por jo të gjitha, disa (rreth 1%) janë insektivorë, dhe kanibale. Disa ushqehen me prodhime të kafshëve tjera; për shembull molat e rrobave ushqehen me lesh, dhe mola e bririt ushqehen me thundrat dhe brirët e ungulatëve
Vemjet zakonisht janë ushqyes të pangopur dhe shumë prej tyre janë ndër dëmtuesit më të rëndë bujqësorë. Në të vërtetë, shumë specie të molave janë më të njohura në etapat e vemjes për shkak të dëmit që shkaktojnë në fruta dhe të tjera prodhime bujqësore, ndërsa molat nuk bëjnë asnjë dëm të drejtpërdrejtë. Në anën tjetër, lloje të ndryshme të vemjeve janë vlerësuar si burime mëndafshi,si ushqim i njeriut apo i kafshëve.