![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/d/d2/Sine_and_Cosine.svg/langsq-640px-Sine_and_Cosine.svg.png&w=640&q=50)
Vala sinusoidale
From Wikipedia, the free encyclopedia
Funksioni sinus ose sinusoidi është një funksion që përshkruan një luhatje periodike. Kjo ndodh shpesh në matematikë (në zgjidhjen e ekuacioneve diferenciale), si dhe në fizikë, në degën e proçesimit të sinjaleve, në inxhinierinë elektrike si dhe në shumë fusha të tjera. Në formën e saj më themelore, si një funksion i kohës (t) sinusoidi shprehet si:
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/d/d2/Sine_and_Cosine.svg/320px-Sine_and_Cosine.svg.png)
ku:
- A, amplituda, është devijimi maksimal i funksionit prej pozicionit të saj nga qendra e ekuilibrit.
- Ω, frekuenca këndore , specifikon sa oshilime ndodhin në një interval kohe njësi, në radian për sekondë
- Φ, faza, specifikon në çfarë cikli fillon luhatje në t = 0.
- Kur faza është jo-zero, forma e valës gjithë duket e zhvendosur në kohë me φ/ ω sekonda. Një vlerë negative paraqet një vonesë, dhe një vlerë pozitive përfaqëson një "arritje më përpara" në kohë.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/9/9d/Simple_harmonic_oscillator.gif)
Vala sinusoidale është e rëndësishme në fizikë, sepse ajo ruan formën valore të saj kur i shtohet një vale tjetër sinusoidale me të njëjtën frekuencë dhe faza arbitrare. Ajo është e vetmja formë vale që ka këtë veti. Kjo veti shfrytëzohet në analizën e Furierit.Duhet theksuar gjithashtu se kjo veti e bën atë unike nag pikëpamja akustike.