këngëtare shqiptare From Wikipedia, the free encyclopedia
Vaçe Zela (7 prill 1939, Lushnjë - 6 shkurt 2014, Bazel) ishte një këngëtare ikonë e skenës shqiptare [1].
Ajo e filloi karrierën në moshë të re dhe në vitin 1962 ishte e para që fitoi Festivalin e Këngës. Me këngën Fëmija i parë, ajo dëshmoi se një idhull i muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962. Repertori i saj është shumë i pasur; numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj. Ajo ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretuar shumë këngë si pjesë e muzikës së filmave.
Fituese 12 herë e festivalit, Vaçja fitoi famë gjatë epokës komuniste dhe iu dha titulli Artist i Merituar në vitin 1973 dhe Artist i Popullit në vitin 1977. Vaçe Zela është larguar përfundimisht prej skenës në vitin 1992. Ajo ishte e martuar me Pjetër Rodiqin dhe së bashku ata kanë vajzën Irma. Që nga viti 2002 Zela ka jetuar me burrin e saj në Bazel të Zvicrës, për të marrë kujdes më të mirë shëndetësor.
Ajo është e vetmja femër shqiptare e nderuar në të gjallë me Urdhrin "Nderi i Kombit" më 24 dhjetor 2002 nga presidenti Alfred Moisiu me arsyen: „Për vlerat e rralla si Artiste e Shquar, me popullaritet të jashtëzakonshëm, për interpretimin mjeshtëror të këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore, për pasurinë e vyer që krijoi në shkollën shqiptare të interpretimit muzikor.“
Për nder të këngëtares, viti 2009 u shpall nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si “Viti Vaçe Zela”. Së fundi, edhe një rrugë në Tiranë mban emrin e saj.
Muzika: Naim Krasniqi, Teksti: Ekrem Kryeziu, kënduar nga Naim Krasniqi në Festivalin e 36-të të RTSH, 1999
Muhamet Tartari, Vranisht Vlorë, 2000 (Kjo këngë u këndua nga grupi i këngëtarëve të Vranishtit në Bordo të Francës, ku u prit me shumë sukses)
Kompozuar nga Petrit Gani, kënduar nga Mariana Koreshi në Festivalin për Fëmijë, Lushnjë 2000
Përparim Hysi, 12 korrik 2001
Xhavit Gasa
Iliaz Bobaj, Patra, Greqi
KËNDO, VAÇE ZELA KËNDO
kudo që të jesh,
zëri yt, lotë shpirti,
që na lanë mallkimin,
e jetës tonë.
Këndo Vaçe, këndo
dhe në botën tjetër,
kur do të jesh, këndo,
me engjëjt, për ne këndo,
që të na lash mallkimin,
e jetës tonë.
Këndo Vaçe, këndo!
Anonim
Zëri yt i ëmbël
aromë trëndafili
ç’bukuri që ka
por si zë bilbili.
Kur këndoje Vaçe
shpresa ngjallje Ti
këngëtar bilbili
të kishte zili.
Sa herë dëgjojmë
zërin tënd kristal
gaz shpreshim në sy
Zemrën bëjmë mal.
Me dashuri nëne
këngën e këndove
popullit ai more
me shpirt ia dhurove.
Mbretëreshë në këngë
me nder e lavdi,
Nder i Kombit, Vaçe
si yll mbete Ti.
Niko Tyro, shtator 1999
Diçka kërkon të më thuash kitar’ e Vaçe Zelës,
e vetmja gjë që rritesh e nuk humbet në jetë.
Amorf, ku treten legjenda e mithe,
këmbana psherëtimash; histori e blertë...
Nuk jetova burgjesh, e as e pashë atë vend,
ku vuanin aq dhumë edhe për një dritëz hëne.
Sonte, të kam ty në duar, një sinfoni lumë;
pa puthje gruaje, as përkëdheli nëne.
Dhimbjen e një burri, ku çirrej kitara
e netët rrëzoheshin, shumë e më shumë.
Qaje hijshëm ti dru, pa britma të marra,
katakomb qelive, shpresa dritash, humb...
Agim Pepa, 1999
Vaçja i dhuroi kitarën e saj të vetme një të burgosuri politik dhe si për paradoks, paralelizëm sinjifikativ mes vuajtjeve dhe brengave të pafund, ajo kitarë u end për 22 vjet me rradhë burgjeve dhe kampeve të përqëndrimit, dorë më dorë ndër të burgosurit, duke mbledhur e shpërndarë rreth e përqark tinguj me nota të trishta.
U ngrite lart nga toka,
era të mori në krahë
e të çoi në eterin qiellor.
Me dritën e yjeve u vesove,
kënga (dielli) t’u bë olimp!
E nga kup’ e qiellit na vështroje;
buzëqeshja jote kishte veç miradi.
U lidhe me ne me tingujt e brishtë,
kumbues të këngëve tuaja.
Nga shpirti yt i madh,
burim (i pashtershëm) i thellë,
na dhurove vetëm… vetëm zë!
Nexhat Agolli
Mos më pengo, mos thuaj tash asgjë,
Se veshët i hapa në pasditën e së djelës...
Jam i zhytur në një botë tjetër hëpërhë,
I shkrirë jam me këngët e Vaçe Zelës.
Mos më pengo, asgjë mos më pëshpërit;
Hëpërhë s’dëgjoj asgjë tjetër,
Mos fol, po shkriju dhe ti në botën time,
Dëgjo të madhërishmen, Vaçen e florinjtë!
Askush të mos bëzajë, veshët pipëz i kam,
Bilbilat u turpëruan në tokë e në re;
Zërit të Vaçes malet përulur i janë:
"Nënë Shqipëri", "Pët ty Atdhe!"
O, mjer ai që nuk di shqip, e s’e ndjen
Një zë që e ndal valën, e step detin!
Nuk ka parajsë në asnjë botë,
Pa "Nënë, moj, do pres gërshetin!"
Sylejman Qyqalla, Gjermani, më 13 dhjetor 2010
I fshive akujt e i shkrive
Tek shtrinin brirët por si hej.
Ti, mjellmë e bardhë e Perëndive
Shkel nëpër zall e nëpër qiej!
Sa ndjenin zërin tënd nga larg
Troftat e flakërinin Drinin.
Sikur të ishte Lumi Varg
Ku mijëra diej rrëzëllinin.
E kënga turret link drejt Qiellit
Sikur ka lidhur Pakt me Të.
Të gjitha ngjyrat e Ylberit
Duken e zhduken në Atë Zë.
Shkreptinin fare verëtimë
Sa na breronin sytë lotë.
Ti na sjell pranë Dashurinë
E Dashurinë mbjell në Botë.
E sido të tërbohen hejtë
Zbut dhe shkëmbijtë Kënga e Saj.
Ti Ditën na e shndërron në Festë
Dhe çelin shelgjet, si në Maj!
Vehbi Skënderi
Zbret një mjellmë në Gjenevë
Hyn si fllad në shpirtrat tanë
Zëri yt i ngrohtë Vaçe
Shqipërinë na sjell më pranë.
Kush të dëgjoi, s’u mrekullua
Shqipërisë anekënd
Kush të sheh thinjat e bardha
Sjell ndërmend gërshetin tënd.
Sjell ndërmend kitarën tënde
Fluturojnë gishtat mbi tela
Zjarr u dhe ti dashurive
O gojëëmbla Vaçe Zela.
Zërin tënd të drithëruar
E mban ngrohtë një llavë e zjarrtë
Herë ngjason me Edith Piaf
Herë me Strauß dhe Mozart.
Ç’magji vallë i bëre skenës
Ç’trill të bënte perëndeshë!
Nuk le zemër pa pushtuar
Siç ngroh dielli midis resh.
Zvicra ka male të lartë
Me dëborë që shkrihet vonë
Mali i Dajtit në Tiranë
Në Bazel ty të mungon.
Sjell ndërmend Tiranën tënde
Aty ku muzikën loze
Nuk e gjete dot në Zvicër
Atë aromë lule mimoze!
Ti je bijë e Shqipërisë
Yllësi e kombit tonë
Gjithë shqiptarët ti i ngrite
Si një divë në Panteon.
Kudret Isaj Gjenevë, nëntor 2009
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.