From Wikipedia, the free encyclopedia
VOR-i është një sistem i navigimit ajror i cili e emiton një sinjal elektrik prej një sinjalizuesi në toke. Sinjali, i cili kapët nga aeroplani, e jep këndin e aeroplanit në relacion me veriun magnetikë. Sistemi VOR (ang. VHF omnidirectional range) e bënë të mundshme ndjekjen e rrugëve që kalojnë në mënyrë rrezore përreth stacionit VOR. Informacioni që i prezantohet pilotit është në formën e një gjilpëre në aparatin OBS (ang. Omni Bearing Selector), e cila tregon ndryshimin (apo përputhjen) nga rruga e zgjedhur.
Stacioni në tokë përdore një kanal 50 kHz i cili i caktohet në brezin frekuencor VHF (108-118 MHz). VOR është nën mëshirën e pengesave në atmosferë si jonosfera apo retë. Valët VHF udhëtojnë pa u lakuar, që mundëson matjen e këndit, por edhe efektiviteti i tyre është i limituar në mes 25–130 milje detare (46–240 km).
Stacioni tokësor emiton sinjale në polarizim horizontal me modulim si vijon:
Me kombinimin e fazave të sinjalit të parë dhe të dytë, arrihet gjetja e këndit në krahasim me polin magnetik. Instumenti OBS pastaj emiton një frekuencë të njëjt me këndin që e ka zgjedhë piloti i cili krahasohet me këndin e marrë prej stacionit VOR dhe tregohet ndryshimi nëpërmjet gjilpërës.
VOR/D përdorë efektin Dopler. Sinjali transmetohet nga 48 antena të vendosura në rreth me rreze 6.8 m, sinjalet e të cilave komutohen në një ekuivalencë prej 30 rrotullimesh në sekondë. Shpesh stacionet VOR dyzohen me stacione DME (Distance Measuring Equipment; pajisje për matjen e distancës) e cila ja mundëson pilotit të përcaktoj jo vetëm këndin në krahasim me stacionin e zgjedhur, por edhe distancën direkt (të pjerrët) që e ndanë nga stacioni VOR-DME, duke dhënë kështu një pozitë mjaft të saktë të avionit në hapësirë. Nëse nuk ka DME, atëherë është e nevojshme kapja e sinjaleve nga dy stacione për të gjetur vendodhjen.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.