From Wikipedia, the free encyclopedia
Vitali Klitschko (lindur më 19 korrik 1971) dhe Vladimir Klitschko (lindur më 25 Mars 1976), njohur sëbashku si Vëllezërit Klitschko janë boksierë ukrainas të peshave të rënda.
Ata banojnë në Gjermani, dhe të dy janë superyje mediash. Të dy vëllezërit bënë debutimin e tyre si profesionist më 6 nëntor 1996 në Hamburg. Që nga ajo ditë, ata kanë qënë kampion botërorë të peshave të rënda në boks. Ai kanë deklaruar se kurrë nuk do të ndeshen kundër njëri-tjetrit.[1]
Pas një seri dëmtimesh, Vitali u tërhoq nga boksi për rreth katër vite. Ai bëri ndeshjen e tij të rikthimit në Berlin më 11 tetor 2008, duke mposhtur nigerianin Samuel Peter duke fituar titullin e peshave të rënda WBC. Në atë kohë, vëllai i tij Wladimir ishte kampion botërorë i peshave të rënda me titujt WBO, IBF and IBO. Kjo ishte hera e parë që të dy vëllezërit ishin kampion në të njëjtën kohë.[2][3] Vitali mbrojti titullin e WBC të peshave të rënda deri më 15 dhjetor 2013, kur ai deklaroi tërheqjen nga boksi për arsye politike në Ukrainë. Më 2 korrik 2011, Wladimir fitoi titullin e WBA, gjë që do të thotë se dy vëllezërit i kanë mbajtur të gjitha titujt kampion të peshave të rënda për 2 vite, 5 muaj & 13 ditë.
Vëllezërit Klitschko sëbashku kanë drejtur kompanitë e promovimit të boksit profesionist "K2 Promotions" dhe "K2 East Promotions", dhe sigurisht "Klitschko Brothers Fund",[4] një organizatë bamirësie. Ata sëbashku paraqiten në emisione dhe spektakle të televizioneve gjermane dhe reklama, ata kanë e faqen zyrtare në internet klitschko.com që e ndajnë sëbashku, dhe e mbështetin njëri-tjetin në çdo seancë stërvitore dhe ndeshje.
Që nga 10 tetor 2013, ata sëbashku kanë një rekord profesionist në boks prej 107 fitoresh (93 prej së cilave me KO) dhe vetëm 5 humbje.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.