![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/e/e5/Illyrian_Spearmen_during_the_battle_of_Lyncestis.jpg/640px-Illyrian_Spearmen_during_the_battle_of_Lyncestis.jpg&w=640&q=50)
Ushtria ilire
From Wikipedia, the free encyclopedia
Ushtria ilire dhe historia e saj shtrihet nga fillimi i mijëvjeçarit II para erës sonë deri në shekullin e parë të erës sonë në rajonin e Ilirisë dhe në Italinë jugore ku lulëzoi qytetërimi japigian.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/e/e5/Illyrian_Spearmen_during_the_battle_of_Lyncestis.jpg/640px-Illyrian_Spearmen_during_the_battle_of_Lyncestis.jpg)
Bëhet fjalë për konfliktet e armatosura të fiseve ilire dhe mbretërive të tyre në Ballkan në Itali si dhe veprimtarinë e piratëve në Mesdhe . Përveç konflikteve ndërmjet ilirëve dhe kombeve e fiseve fqinje, luftëra të shumta u regjistruan edhe mes vetë fiseve ilire.
Sipas burimeve antike, ilirët ishin luftëtarë të njohur. Ata njiheshin si zejtarë dhe ndërtues anijesh të aftë në kohët e lashta dhe kontrollonin pjesën më të madhe të detit Adriatik dhe Jon duke përdorur anijet e tyre të shumta luftarake. Ilirët kishin armë efektive si sica, një shpatë me majë të lakuar që e kishte origjinën në Iliri dhe u adoptua përfundimisht në të gjithë Ballkanin dhe u përdor më vonë nga romakët.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/f/f0/IllyrianFootmanNoHelmet.jpg/320px-IllyrianFootmanNoHelmet.jpg)