Universiteti Marin Barleti
From Wikipedia, the free encyclopedia
Universiteti Marin Barleti është një institucion privat i arsimit të lartë në Shqipëri, i cili mban emrin e historianit dhe humanistit të shekullit të XV, Marin Barleti. “Marin Barleti” u themelua si universitet në 2005 nga Grupi “Dudaj”.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/2/24/Universiteti_Marin_Barleti_logo.jpg)
Universiteti “Marin Barleti” synon të jetë një pikë referimi kulturore në arsimin e lartë shqiptar; një institucion ku mësimdhënia, përveçse të ofrojë një kontribut për edukimin dhe përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm, të mundësojë përmirësimin e cilësisë së programeve formuese dhe përditësimin e përmbajtjes së tyre.
Fakultetet kanë personel akademik cilësor që zhvillon veprimtari të rregullt akademike, brenda dhe jashtë vendit, si dhe me pedagogë të ftuar vendas dhe të huaj që zhvillojnë cikle leksionesh ose pjesë të programeve të studimit. Mësimi aktiv, organizimi efikas i studimeve, kontaktet e drejtpërdrejta me biznesin, mundësitë për eksperienca studimi dhe pune pranë subjekteve publikë dhe privatë, organizatave vendase dhe të huaja, etj., janë pika kyçe të platformës formuese që Universiteti “Marin Barleti” u ofron studentëve. Teknologjia bashkëkohore dhe bota e internetit janë elementë të mëtejshëm që pasurojnë cilësinë e studimit. UMB ofron infrastrukturë moderne dhe mbështetje me teknikat më të reja mësimore: biblioteka, laboratorë, salla kompjuterësh, Web-i, intraneti, shërbime printimi dhe fotokopjimi. Studentët e diplomuar në UMB, bashkë me diplomën, bëjnë të tyret edhe softe profesionale të domosdoshme për punësimin e shpejtë dhe ndërtimin e një karriere të suksesshme.