Universiteti Luarasi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Universiteti "Luarasi" është universitet jopublike u krijua në bazë të ligjit nr. 8461, datë 25.2.1999, "Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë", vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 156, datë 22.3.2001, "Për shkollat jopublike në Republikën e Shqipërisë" dhe lejës së posaçme për hapjen e kësaj shkolle, të dhënë me Vendimin e Këshillit të Ministrave, nr. 611, date 11.09.2003.
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
|
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Universiteti "Luarasi" u themelua në vitin 2003 si një shkollë e lartë universitare me një fakultet të vetëm, Fakultetin e Drejtësisë. Kjo degë e shkencës u zgjodh sepse Shqipëria ka nevoja të ngutshme për një gjyqësor të përgatitur mire, avokatë e noterë të zotë dhe një administrate publike në nivele bashkëkohore. Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit Luarasi është fakulteti i parë në vend i akredituar në këtë fushë dhe deri tashmë janë diplomuar 5 gjenerata studentësh me programin 4 vjeçar, diploma DIND dhe programin 3 vjeçar, diplomat Bachelor. Universiteti me reputacionin më të lartë në fushën e drejtësisë.
Për rreth 9 vite universiteti ka konsoliduar fakultetin e drejtësisë, duke i dhënë sektorit publik dhe privat juristët më të përgatitur në vend. Kjo strategji flet shumë për mënyrën se si do të zhvillohet në të ardhmen ky universitet, me hapa të matur dhe të sigurtë. Vizioni ynë është ndërtimi i një universiteti cilësor, nga më të mirët në vend. Raporti pedagogë për student dhe staf administrative për student është një me katër. Aktualisht Fakulteti i Drejtësisë në Universitetin Luarasi ka rreth 70 pedagogë për rreth 300 studentë. Pedagogët tanë janë pedagogët më të shquar në vend duke kombinuar suksesin në fushën akademike dhe karrierën në tre pushtetet. 30% e Pedagogëve tanë janë gjyqtar; 10% janë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese; 10 % janë pedagogë të magjistraturës; 20% janë ish ministra apo zv/ministra të drejtësisë
Një pjesë e studentëve të diplomuar në UL sot ndjekin shkollën e Magjistraturës dhe sëshpejti ata do të jenë prokurorë dhe gjyqtarë. Një pjesë e tjetër vazhdojnë studime të mëtejshme akademike brenda dhe jashtë vendit (në Evropë dhe SHBA); shumë të tjerë janë punësuar juristë e avokatë.