Universiteti Europian i Tiranës
From Wikipedia, the free encyclopedia
Universiteti Europian i Tiranёs (UET) ёshtё një universitet privat fitimprurës i themeluar në vitin 2006 nga një grup prej gjashtë intelektualёsh, ku përfshihen katёr akademikёt Adri Nurellari, Blendi Kajsiu, Ermal Hasimja and Henri Çili, manaxheri Laert Duraj dhe gazetari Robert Rakipllari[1] dhe nën pronësinë e shoqërisë European Education Initiative Holding.[2]
Motoja | Cilësia na Diferencon |
---|---|
Lloji | Universitet Privat |
Themelimi | 2006 |
Rektori | Prof. Asoc. Dr. Tonin Gjuraj |
Studentë | 3000 |
Kampusi | Tiranë |
Faqja zyrtare | www.uet.edu.al |
UET–i është licencuar nga Ministria e Arsimit më datë 20 shtator 2006 bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë Nr. 636, datë 20.09.2006. Në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 796, datë 22.07.2009, UET–i, nga “Shkollë e Lartë Universitare” u strukturua ligjërisht në “Universitet” dhe është një institucion arsimor i akredituar nga Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë.[3][4]
Viti 2018 përkon me dekadën e dytë të Universitetit Europian të Tiranës si një universitet më universal në ofertën e tij akademike e shkencore. Eksperienca dhe rezultatet inkurajuese të dhjetë viteve të para, konsolidimi i treguesve të cilësisë së mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, vlerësimet pozitive të akreditimit për të tre ciklet e studimit dhe sidomos vlerësimi maksimal i akreditimit britanik, na shtyjnë të ndërtojmë një strategji e objektiva të reja të konkretizuara në hapjen e mjaft programeve të reja në fushën e mjekësisë, inxhinierisë, arkitekturës, arteve dhe sportit, informatikës dhe teknologjive moderne, agrobiznesit dhe zhvillimit rural, burimet natyrore, etj. E gjithë kjo do mbështetet nga një staf akademik cilësor dhe mbi të gjitha nga ndërtimi i një kampusi të ri modern, i pajisur dhe kompletuar më së miri në funksion të realizimit të këtij objektivi.[5]