USB
From Wikipedia, the free encyclopedia
Universal Serial Bus, shkurt USB është specifikim për të vendosur komunikimin midis pajisjeve dhe një kontrolluesi qendror (zakonisht kompjuter). USB u shpik nga Ajay Bhatt, nëpunës në Intel Inc.
USB ka për qëllim zëvendësimin e llojeve të porteve serike dhe paralele, gjithashtu mund të lidhë pajisje periferike të kompjuterit si miun kompjuterik, tastierën kompjuterike, aparatin fotografik dixhital, printer, lojra mediatike personale etj. Për shumë nga këto pajisje, USB është bërë metodë standarde lidhjeje.
USB është projektuar për kompjuter personal, por është bërë e zakonshme edhe në pajisje të tjera si telefonat e zgjuar, videolojrat etj. Posaçërisht USB HardDisk dhe USB Drive janë ndër më të preferuarat për bartjen e shpejtë të të dhënave në mënyrë të shpejtë dhe të pa komplikuar. Nga USB mund të instalohet apo startohet edhe Sistemi Operativ.
USB komponentët zakonisht instalohen dhe njihen pa ndonjë komplikim nga Sistemi Operativ, pra njihen si pajisje Plug&Play. Shumica e këtyre prodhuesve të USB komponentëve ofrojnë edhe program për instalim.