Turizmi i Shteteve - Kina
From Wikipedia, the free encyclopedia
Kina ka territor të gjerë, ka male e lumenj të bukur, ka kulturë të ndritur dhe ka shumë kombësi me zakone e doke të ndryshme. Në krahinat e ndryshme ka produkte të shumta lokale dhe artizanate të pashoqe. Edhe ushqimet e shumëllojshme janë të njohura si brenda ashtu edhe jashët vendit. Kina ka burime të pasura dhe të pakrahasueshme turistike, ka rezerva të mëdha dhe perspektivë të gjerë të zhvillimit turistik. Krahas zhvillimit ekonomik dhe hapjes së mëtejshme me botën e jashtme, turizmi është bërë një nga aspektet e reja të zhvillimit ekonomik. Tani në krahina të ndryshme të vendit tonë janë shtuar pandërprerë zona të reja turistike, ndërtimi i infrastrukturës është përmirësuar pandërprerë dhe numri i turistëve të huaj në Kinë është shtuar nga viti në vit.
Burimet turistike të Kinës janë të shumëllojshme. Nga ana fizionomike, që nga fundi i liqenit Ajdin në ultësirën Turufan 155 metra nën nivelin e detit e deri në majën Xhomolungma, mali më i lartë në botë-8848.13 metra mbi nivelin e detit ka një disnivel lartësie prej 9003 metrash. Kjo është e pashoqe në botë. Të marrin si shembull, burimet klimaterike turistike, Kina ka efektin tri-dimensional klimaterik, veçanërisht në zonën e vargmaleve Hën Tuan “ka katër stinë në një mal dhe brenda një sipërfaqje 5 prej kilometrash katërore ka klima të ndryshme”
Kina është njën nga vatrat e civilizimit botëror. Ajo ka histori dhe kulturë të ndritur dhe veprat artistike të trashëguara deri më sot janë bërë burime të çmuara turistike. Vetëm pas shpalljes së RP të Kinës në vitin 1949, në 34 provinca ose rajone autonome janë zbuluar 29 vende-muze të Epokës së Gurit të Vjetër.
Ndër kuriozitetet arkeologjike të Kinës, skulpturat prej argjili të ushtarëve në varrezën e perandorit të Dinastisë Qin dhe karroca prej bronzi meritojnë të quhen si mrekullia e 8-të në botë. Pallati-muze i skulpturave prej argjili të ushtarëve tërheq çdo vit miliona turistë kinezë dhe të huaj. Pikturat në mure në shpellën Mukou në Tënhuan të provincës Gansu konsiderohen si thesar i arteve në botë. Muri i madh kinez, i njohur në botë, është bërë një pejsazh madhështor, ku shkojnë, papërjashtim. Të gjithë turistët e huaj. Krahas këtyre Kina ka 56 kombësi që kanë histori, kulturë dhe zakonet e veta të veçanta, të cilat përbëjnë pejsazhe të bukura dhe tërheqëse humanitare.