Gazsjellësi Trans-Adriatik
From Wikipedia, the free encyclopedia
Gazsjellësi Trans-Adriatik (anglisht: Trans Adriatic Pipeline - TAP, azerbajxhanisht: Trans Adriatik Boru Xətti, greqisht: Αδριατικός Αγωγός Φυσικού Αερίου, italisht: Gasdotto Trans-Adriatico) është një gazsjellës që do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Evropë. Gazsjellësi me gjatësi prej rreth 870 km do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në afërsi të kufirit turko-grek në Kipoi, do të përshkojë Greqinë, Shqipërinë dhe Detin Adriatik dhe do të dalë përsëri në tokë në Italinë e Jugut.[1]