futbollist gjerman From Wikipedia, the free encyclopedia
Toni Kroos (Gjermanisht: [ˈtoːni ˈkʁoːs]; lindur më 4 janar 1990) është një futbollist profesionist gjerman i cili luan si mesfushor për klubin spanjoll Real Madrid dhe kombëtaren gjermane.
Kroos me Gjermaninë në vitin 2011 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Toni Kroos[1] | ||
Datëlindja | 4 janar 1990 | ||
Vendlindja | Greifswald, Gjermani Perëndimore | ||
Gjatësia | 1.82 m (6 ft 0 in) | ||
Pozicioni | Mesfushor | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Real Madrid | ||
Numri | 8 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1997–2002 | Greifswalder SV | ||
2002–2006 | Hansa Rostock | ||
2006–2007 | Bayern München | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2007–2008 | Bayern München II | 13 | (4) |
2007–2014 | Bayern München | 130 | (13) |
2009–2010 | → Bayer Leverkusen (huazim) | 43 | (10) |
2014– | Real Madrid | 187 | (15) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2005–2007 | Gjermaninë U17 | 34 | (17) |
2009 | Gjermaninë U19 | 5 | (3) |
2008–2009 | Gjermaninë U21 | 10 | (2) |
2010– | Gjermania[2] | 96 | (17) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 19 korrik 2020 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 19 nëntor 2019 |
Një pjestar i skuadrës së parë të Bayern München që nga mosha 17 vjeçare, Kroos u bë titullar i rregullt i skuadrës pas huazimit 18 mujor tek Bayer Leverkusen, duke fituar trofe përfshirë edhe tre tituj të Bundesligës dhe Ligën e Kampioneve në vitin 2013. Pasi fitoi Kupën e Botës në vitin 2014, ai u bashkua me Real Madridin në një kontratë gjashtë vjeçare. Ai është vlerësuar nga gazetarë dhe ish lojtarë si një lojtar me të gjitha aftësitë për rolin e mesfushorit-sulmues.[3][4]
Kroos bëri debutimin e tij me kombëtaren në vitin 2010 dhe ishte pjestar i skuadrës që arriti gjysmë-finalet e Kupës së Botës 2010 dhe UEFA Euro 2012. Ai ishte gjithashtu pjestar i skuadrës që fitoi Kupën e Botës 2014, duke u bërë i pari (dhe i vetmi) lojtar i lindur në Gjermaninë Perëndimore që fiton kompeticionin.
Kroos për herë të parë luajti me klubin lokal Greifswalder SC, duke u transferuar më vonë te skuadra e të rinjëve të Hansa Rostock. Kroos më pas lëvizi te të rinjtë e Bayern München në vitin 2006. Ai humbi plot 40 ditë mësimi në shkollë për shkak të stërvitjes.[5]
Në sezonin 2007–08, në moshën 17 vjeçare, Kroos u ngjit në skuadrën e parë të Bayernit. Ai bëri një fillim befasues në karrierën e tij në Bundesligë, duke debutuar me Bayernin më 26 shtator 2007 në fitoren 5–0 kundër Energie Cottbus; ai assistoi dy golat e Miroslav Kloses gjatë 18 minutave të tij si zëvëndësues.[6] Gjatë kohës së debutimit të tij, Kroos u bë lojtari më i ri që kishte përfaqsuar Bayernin në një ndeshje profesioniste në moshën 17 vjeçare, tetë mujore dhe dy ditore; një rekord i cili u thye nga David Alaba në vitin 2010.
Më 25 tetor, Kroos i dhuroi Bayernit një fitore të vlefshme kundër Yllit të Kuq të Beogradit në debutimin e tij në Kupën UEFA, duke hyrë si zëvëndësues në minutën e 81 dhe duke asistuar golin e fitores të shënuar nga Miroslav Klose, i pari për të me klubin, në kohën shtesë.[7] Ai luajti ndeshjen e tij të parë si titullar me Bayernin në humbjen 3–1 jashtë fushe kundër VfB Stuttgart.
Kroos e mbylli sezonin e tij të parë me Bayernin duke zhvilluar 20 paraqitje, nga të cilat 6 si titullar. Ai gjithashtu shënoi edhe tre gola në 12 paraqitje me Bayern München II në Regionalliga Süd.
Pavarësisht se ishte zgjedhur për të startuar në ndeshjen hapëse të Bayernit në Bundesligë kundër Hamburger SV, Kroos u paraqit më pak me die Roten gjatë pjesës së parë të sezonit 2008–09. Megjithatë, më 5 nëntor 2008, ai bëri debutimin e tij në Ligën e Kampioneve si një zëvëndësues në minutën e 79të kundër Fiorentinës në ndeshjen e katërt të fazës së grupeve[8]
Më 31 janar 2009, Bayerni lejoi Kroosin të bashkohej me Bayer Leverkusenin në një huazim 18-mujor për të fituar më shumë përvojë.[9]
Më 28 shkurt 2009, Kroos zhvilloi paraqitjen e parë me klubin si një zëvëndësues në humbjen 1–0 kundër Hannover 96. Më 12 prill, ai luajti ndeshjen e parë si titullar në Bundesligë me Leverkusenin, duke asistuar golin e vetëm të skuadrës në barazimin 1–1 kundër SV Werder Bremen. Gjashtë ditë më vonë, ai shënoi golin e parë në Bundesligë në humbjen 2–1 kundër VfL Wolfsburg.
Më 30 maj, Kroos u aktivizua në minutat e fundit të finales së DFB-Pokal kundër Bremenit, ku Leverkuseni u mposht me rezultatin 1–0 falë golit të Mesut Özil.[10] Gjatë sezonit 2008–09, Kroos zhvilloi 13 paraqitje me klubin në të gjitha kompeticionet, duke shënuar një gol.
Kroos fitoi vendin e titullarit gjatë sezonit 2009–10, duke duke luajtur 33 nga 34 ndeshje në Bundeslië. Nga java e 16të e deri në javën e 20të, Kroos regjistroi pesë gola dhe katër asiste në pesë ndeshje në Bundesligë, duke u shpallur dy herë rresht nga kicker si lojtari i muajit në dhjetor 2009 dhe janar 2010.[11] Ai e mbylli sezonin me nëntë gola dhe 12 asiste në 33 ndeshje.
Në verën e vitit 2010, pas mbarimit të huazimit të tij te Bayer Leverkusen, Kroos u rikthye te Bayern München. Kur u pyet për mundësitë për të luajtur titullar në ekip, e cila në sezonin e kaluar kishte arritur në finalen e Ligës së Kampioneve, Kroos deklaroi: "Unë dua të luaj sa më shpesh që të jetë e mundur!.[12]
Më 16 gusht 2010, ai luajti si titullar në ndeshjen e raundit të parë të DFB-Pokal kundër TSV Germania Windeck, duke shënuar golin e tretë të fitores 4–0. Më 29 tetor 2010, ai shënoi golin e parë në ligë për klubin në fitoren 4–1 kundër SC Freiburg. Gjatë sezonit 2010–11, Kroos ishte një titullar i rregullt për Bayernin në Bundesligë, kupë dhe në Ligën e Kampioneve. Ai luajti 37 ndeshje në të gjitha kompeticionet në sezonin e tij të parë pas rikthimit.
Gjatë sezonit 2011–12, nën drejtimin e Jupp Heynckes, ish trajneri i tij te Leverkuseni, Kroos vazhdoi të aktivizohej si titullar, duke krijuar një dyshe me veteranin Bastian Schweinsteiger. Ai luajti 51 ndeshje në të gjitha kompeticionet gjatë atij sezonit, përfshirë edhe në finalen e Ligës së Kampioneve, ku Bayern u mposht nga gjuajtjet e penalltive nga Çelsi në Allianz Arena.
Kroos ishte një lojatr i rënëdësishëm i ekipin që arriti një tripletë historike gjatë sezonit 2012–13. Ai luajti në një rol më të avancuar në mesfushë gjatë atij sezoni, duke pasur mbrapa dyshen Schweinsteiger dhe Javi Martínez. Kroos shënoi tre gola në katër ndeshjet e para në kampionat. Më 19 shtator 2012, Kroos shënoi golin e parë në Ligën e Kampioneve në fitoren 2–1 kundër Valencias në ndeshjen hapëse në fazën e grupeve. Në ndeshjen e parë të çerek-finales së këtij kompeticioni kundër Juventusit,[13] Kroos humbi pjesën e mbetur të sezonit, përfshirë finalen e Ligës së Kampioneve, finalen e DFB-Pokal dhe shtatë ndeshjet e fundit të Bundesligës.
Kroos u rikthye në formë për fillimin e sezonit 2013–14 dhe, më 4 tetor 2013, shënoi golin e parë të sezonit në barazimin 1–1 kundër ish skuadrës së tij Bayer Leverkusen në Bundesligë. Më 21 dhjetor 2013, ai luajti si titullar me Bayernin në finalen e FIFA Kupës së Botës për Klube ku ekipi mposhti 2–0 Raja Casablancën.[14]
Më 17 korrik 2015, Real Madrid njoftoi se kishte arritur një marrëveshje për transferimin e Kroosit,[15][16] i cili një marrëveshje gjashtë-vjeçare[15] për një shumë të pazbuluar.[17] Mediat raportuan se Reali pagoi rreth 25-30 milion € për kartonin e tij.[18] Kroos u bë lojtari i nëntë gjerman që luan për Real Madridin, pas Günter Netzer, Paul Breitner, Uli Stielike, Bernd Schuster, Bodo Illgner, Christoph Metzelder, Mesut Özil, dhe Sami Khedira.[19] Ai u prezantua para 8,000 tifozëve,[20] dhe deklaroi se "Reali është klubi më i madhë në botë" dhe "se është pak më lartë se Bayerni".[21]
Ai luajti në ndeshjen e tij debutuese kundër Seviljes në UEFA Super Kupë më 12 gusht;[22] Reali fitoi 3–2 në kohën shtesë, duke siguruar trofeun e parë të sezonit, dhe të parin e Kroos me Los Blancos.[23]
Në 2007 Kupën e Botës nën-17 2007, Kroos u nderua me çmimin "Topi i Artë" si lojtari më i mirë i turnamentit, si dhe fitoi "Këpucën e Bronztë" me pesë gola të shënuar.[24] Kroos debutoi me ekipin nën-21 më 5 shtator 2008 në ndeshje kualifikuese të Kampionatit Europian nën-21 2009 kundër Irlandës së Veriut, duke shënuar golin pas vetëm 11 minutash.[25] Goli i tij i dytë me kombëtaren nën-21 erdhi në fitoren minimale 1–0 kundër Italisë, pas një gjuajtje të fortë nga distanca. Pavarësisht kësaj, trajneri Horst Hrubesch bëri surprizën duke e lënë atë jashtë skuadrës që do të luante në finalet e turnamentit; pavarësisht mungesës së tij, Gjermania arriti të shpallej kampione.[26]
Në janar 2010, Kroos u thirr për herë të parë në kombëtaren e parë për një seancë stërvitore në Sindelfingen.[27] Një ditë pas seancës stërvitore, ai u emërua në ekipin që do të luante në ndeshjen miqësore kundër Argjentinës më 3 mars 2010, ku ai luajti ndeshjen e tij të parë.[28]
Ai ishte një nga 23 të përzgjedhurit e trajnerit Joachim Löw për të luajtur në Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut. Ai bëri debutimin e tij në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve kundër Ganës, duke hyrë në fushën e lojës në minutën e 80të në vend të Bastian Schweinsteiger, me Gjermaninë që fitoi 1–0. Ai gjithashtu luajti si zëvëndësues kundër Argjentinës në çerek-finale, Spanjës në gjysëm-finale dhe kundër Uruguajit për ndeshjen e vendit të tretë.
Kroos fitoi vendin e titullar në formacion gjatë fushatës kualifikuese të Gjermanisë për Euro 2012, duke luajtur në tetë nga dhjetë ndeshjet në grup. Gjermania i fitoi të gjitha ndeshjet duke e mbyllur Grupin A në vendin e parë.
Pasi Gjermania kishte siguruar kualifikimin në Euro 2012, Kroos shënoi dy golat e parë ndërkombëtarë respektivisht në shtator dhe nëntor 2011. Të dy golat e tij erdhën kundër Polonisë dhe Ukrainës, dy vendet organizatore të Euro 2012. Të dy golat Kroos i shënoi me të djathtën nga distanca në momente kur Gjermania ishte në disavantazh. Ekipi i barazoi të dy ndeshjet. Trajneri i kombëtares Joachim Löw e vlerësoi atë duke thënë: "Mënyra si Toni e shpërndan topin, si e merr atë, është shumë e mirë. Ai është teknikisht i shkëlqyeshëm ... Ai ka bërë përparime në ndeshjet e fundit, Unë jam ekstremisht i kënaqur me lojtarin".[29]
Në finalet e turnamentit, Kroos u paraqit si zëvëndësues në të tre ndeshjet e Gjermanisë në Grupin B. Për ndeshjen kundër gjysmë-finales kundër Italisë, Löw i dha atij një rol sulmues dhe të markonte mesfushorin Andrea Pirlo. Vendimi u kritikua rëndë me Gjermaninë që humbi ndeshjen 2–1.[30][31]
Gjatë kualifikueseve e Kupës së Botës 2014, Kroos shënoi dy golat e parë ndërkombëtarënë ndeshje zyrtare në fitoren 6–1 kundër Republikës së Irlandës. Më 6 shtator 2013, ai shënoi edhe golin e dytë në fitoren e skuadrës 3–0 kundër Austrisë.
Kroos ishte në listën e lojtarëve që do të luanin në Kupën e Botës 2014.[32] Gjermania e nisi turnamentin me një fitore bindëse 4–0 kundër Portugalisë, me Kroos i cili asistoi golin e dytë të shënuar nga Mats Hummels.[33] Më 8 korrik, në fitoren rekord 7–1 kundër vendit organizator Brazilit në gjysëm-finale, Kroos shënoi dy gola brënda tre minutave (respektivisht në minutat 24' dhe 26').[34] Kroos gjithashtu asistoi edhe golin e parë të ndeshjes të shënuar nga Thomas Müller, duke regjistruar asistin e katërt të turnamentit, si dhe u shpall lojtari i ndeshjes.[35] Gjatë turnamentit Kroos fitoi psedonimin Garçom (kamarier në Portugalisht) nga braziliant për shkak të pasimeve të shumta dhe të sakta drejtë sulmuesve.[36]
Më 11 korrik, Kroos ishte në listën e dhjetë lojtarëve për fituar çmimin FIFA "Topi i Artç" si lojtari më i mirë i turnamentit.[37] Castrol Performance Index, analizuesi zyrtar i statistikave të Kupës së Botës 2014, e vlersoi Kroosin si lojtarin më të mirë të turnamentit, duke i vendosur vlersimin 9.79 nga 10.[38]
"Mënyra si Toni e shpërndan topin, si e merr atë, është shumë e mirë. Ai është teknikisht i shkëlqyeshëm ... Ai ka bërë përparime në ndeshjet e fundit, Unë jam ekstremisht i kënaqur me lojtarin."
–Joachim Löw, Trajneri i Kombëtares Gjermane të Futbollit[39]
Kroos njihet më së miri për pasimet e tij të sakta si dhe krijimin e rasteve për shënim. Ai është përshkuar nga Jonathan Wilson si "ndoshta prototipi modern i rolit të mesfushorit-sulmues".[3] Ish mesfushori i Manchester United Paul Scholes tha në vitin 2014 se Kroos është "një mesfushor qëndror i klasit të lartë", dhe se ai ishte lojtari që Unitedi kishte më shumë nevojë për të firmosur.[4]
Ish kapiteni i Hollandës foli për performancat e Kroosit në Kupën e Botës 2014 duke thënë: "Ai është duke bërë çdo gjë në rregull: ritmi në pasimet e tij është i madhë dhe sheh çdo gjë. Është pothuajse i përsosur."[40]
Kroos ka lindur në Greifswald, Mecklenburg-Vorpommern më 4 janar 1990. Ai është vëllai më i madh i [[Mesfushori (futboll)|mesfushorit]t të Union Berlin, Felix Kroos.[5] Babai i tij Roland punon si trajneri i të rinjëve te Hansa Rostock.[5] Gjatë rinisë së tij, ai nuk ishte një nxënës me nota të mira dhe shpenzonte shumë kohë duke prakikuar futbollin,[5] megjithatë, ai sillej mirë në klasë, duke fituar pëlqimin e shokëve dhe shoqeve të klasës.[5] Me partneren e tij Jessica Farber ka një fëmijë, Leon (lindur më 14 gusht 2013).[41]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Kontinenti | Tjetër | Gjithsej | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Liga | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Bayern München II | 2007–08 | Regionalliga Süd | 12 | 3 | — | — | — | 12 | 3 | |||
2008–09 | 3. Liga | 1 | 1 | — | — | — | 1 | 1 | ||||
Gjithsej | 13 | 4 | — | — | — | 13 | 4 | |||||
Bayern München | 2007–08 | Bundesliga | 12 | 0 | 2 | 0 | 6[lower-alpha 1] | 1 | — | 20 | 1 | |
2008–09 | 7 | 0 | 1 | 1 | 1[lower-alpha 2] | 0 | — | 9 | 1 | |||
2010–11 | 27 | 1 | 3 | 1 | 7[lower-alpha 2] | 1 | — | 37 | 3 | |||
2011–12 | 31 | 4 | 6 | 1 | 14[lower-alpha 2] | 2 | — | 51 | 7 | |||
2012–13 | 24 | 6 | 3 | 0 | 9[lower-alpha 2] | 3 | 1[lower-alpha 3] | 0 | 37 | 9 | ||
2013–14 | 29 | 2 | 6 | 1 | 12[lower-alpha 2] | 1 | 4[lower-alpha 4] | 0 | 51 | 4 | ||
Gjithsej | 130 | 13 | 21 | 4 | 49 | 8 | 5 | 0 | 205 | 25 | ||
Bayer Leverkusen (huazim) | 2008–09 | Bundesliga | 10 | 1 | 3 | 0 | — | — | 13 | 1 | ||
2009–10 | 33 | 9 | 2 | 0 | — | — | 35 | 9 | ||||
Gjithsej | 43 | 10 | 5 | 0 | — | — | 48 | 10 | ||||
Real Madrid | 2014–15 | La Liga | 36 | 2 | 2 | 0 | 12[lower-alpha 2] | 0 | 5[lower-alpha 5] | 0 | 55 | 2 |
2015–16 | 32 | 1 | 0 | 0 | 12[lower-alpha 2] | 0 | — | 44 | 1 | |||
2016–17 | 29 | 3 | 5 | 0 | 12[lower-alpha 2] | 1 | 2[lower-alpha 6] | 0 | 48 | 4 | ||
2017–18 | 27 | 5 | 0 | 0 | 12[lower-alpha 2] | 0 | 4[lower-alpha 7] | 0 | 43 | 5 | ||
2018–19 | 28 | 0 | 4 | 0 | 8[lower-alpha 2] | 1 | 3[lower-alpha 8] | 0 | 43 | 1 | ||
2010–20 | 35 | 4 | 2 | 0 | 5[lower-alpha 2] | 1 | 2[lower-alpha 9] | 1 | 44 | 6 | ||
Gjithsej | 187 | 15 | 13 | 0 | 61 | 3 | 16 | 1 | 277 | 19 | ||
Gjithsej karriera | 373 | 42 | 39 | 4 | 110 | 11 | 21 | 1 | 543 | 58 |
Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Gjermania | |||
2010 | 13 | 0 | |
2011 | 11 | 2 | |
2012 | 10 | 2 | |
2013 | 7 | 1 | |
2014 | 16 | 4 | |
2015 | 5 | 0 | |
2016 | 12 | 3 | |
2017 | 6 | 0 | |
2018 | 11 | 2 | |
2019 | 5 | 3 | |
Gjithsej | 96 | 17 |
# | Data | Vendi | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompedicioni |
---|---|---|---|---|---|---|
1. | 6 shtator 2011 | PGE Arena Gdańsk, Gdańsk, Poloni | Polonia | 1–1 | 2–2 | Ndeshje Miqësore |
2. | 11 nëntor 2011 | Olimpiysky National Sports Complex, Kiev, Ukrainë | Ukraina | 1–2 | 3–3 | Ndeshje Miqësore |
3. | 12 tetor 2012 | Aviva Stadium, Dublin, Irlanda | Republika e Irlandës | 5–0 | 6–1 | Kualifikueset e Kupës së Botës 2014 |
4. | 6–0 | |||||
5. | 6 shtator 2013 | Allianz Arena, Mynih, Gjermani | Austria | 2–0 | 3–0 | Kualifikueset e Kupës së Botës 2014 |
6. | 8 korrik 2014 | Estádio Mineirão, Belo Horizonte, Brazil | Brazili | 3–0 | 7–1 | 2014 FIFA Kupa e Botës |
7. | 4–0 | |||||
8. | 14 tetor 2014 | Veltins-Arena, Gelzenkirhen, Gjerman | Republika e Irlandës | 1–0 | 1–1 | Kualifikueset e UEFA Euro 2016 |
9. | 18 nëntor 2014 | Estadio de Balaídos, Vigo, Spanjë | Spanja | 1–0 | 1–0 | Ndeshje Miqësore |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.