![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/6/68/Flag_of_Togo.svg/langsq-640px-Flag_of_Togo.svg.png&w=640&q=50)
Togo
From Wikipedia, the free encyclopedia
Togo, zyrtarisht Republika Togoleze është një shtet në Afrikën perëndimore e kufizuar nga Gana në perëndim, Benini në lindje dhe Burkina Faso në veri. Togo zgjatet në jug në Gjirin e Guinesë, ku ndodhet kryeqyteti i saj Lome. Ajo ka një sipërfaqe prej 57.000 kilometra katrorë, duke e bërë atë një nga vendet më të vogla në Afrikë, me një popullsi prej rreth 7.5 milionë banorë.
Republika Togoleze République togolaise | |||||
---|---|---|---|---|---|
| |||||
![]() Vendndodhja e Togos (blu)
–
në Afrikë
(
bojë qielli & gri e errët)
| |||||
Moto Kombëtare | Travail, Liberté, Patrie (Punë, Liri, Atdhe) | ||||
Himni Kombëtar | "Salut à toi, pays de nos aïeux" ("Përshëndetje ty, toka e të parëve") | ||||
Kryeqyteti | Lome (njëkohësisht qyteti më i madh) | ||||
Gjuha zyrtare | Frëngjisht | ||||
Pavarësia | 27 prill 1960 (nga Franca) | ||||
Anëtarësimi në OKB | 20 shtator 1960 | ||||
Forma e qeverisjes | Republikë Presidenciale | ||||
President | Faure Gnassingbé | ||||
Kryeministër | Komi Sélom Klassou | ||||
Sipërfaqja – totale – % ujë | Vëndi i 125-të 56.785 km² 4,2 | ||||
Popullsia (2015) – totale – dendësia | Vëndi i 100-të 7.552.318 banorë 125,9 banorë/km² | ||||
PBB (2016) PBB për banor | 4,499 miliard dollarë 610 dollarë | ||||
Monedha | Franga CFA (XOF) | ||||
Zona kohore – zakonisht – në verë |
UTC+0 nuk ka | ||||
Prefiksi telefonik | +228 | ||||
Kodi i internetit | .tg | ||||
Kodi ISO 3166-1 | TG |
Republika e Togos ndodhet në Afrikën perëndimore pranë Gjirit të Guinesë dhe zë një sipërfaqe prej 56 785 km 2 të cilën banojnë diçka më shumë se 4,27 milion banorë që i përkasin më se 40-grupeve të ndryshme etnike. Për kryeqytet kanë qytetin e quajtur Lome (Lomé) dhe gjuhën franceze për gjuhë zyrtare.
Një fushë e gjerë e kufizuar në perëndim nga një rrip i ngushtë bregdetarë është sipërfaqja e Togos në të cilën sundo klimë topike e nxehtë.
Prodhime bujqësore më të njohura nga Togo janë kafeja, kako, bërthama të palmës. kikiriku dhe mëndafshi. Xehetaria e ngushtë në xehen e fosfateve është pjesë tjetër e ekonomisë së pa industri të Togos. Partner tregtar kryesorë llogaritet të jenë Franca dhe shtete e Bashkimit Evropian.
Nëpërmjet portës detare në Lomë bëhet edhe transporti i ndryshëm i vendeve fqinje edhe përtej Atlantikut.