From Wikipedia, the free encyclopedia
Trakët ishin një popull indo-europian[1], ata shtriheshin nga Karpatet e Transilvanisë e deri në ngushticat detare në Azine e Vogël. Ata dalloheshin nga tatuazhet që bënin, sa më fisnik që të ishte një trak, aq më shumë tatuazhe kishte ai. Trakët e veriut ishin të veshur me gëzofë delesh dhe pantallona të gjëra ndërsa trakët e jugut ishin të veshur me lëkura. Përgjithësisht ishin të përhapur kapuçat prej gëzofi, të cilat përdoren ende sot në Karpatet Lindore. Kryetarët e fiseve ishin mbretër trashigimtar dhe të besës. Shtetet më të mëdha federative trake ishin: mbretëria e dakëve(në veri)dhe mbretëria e odryserëve(në jug). Trakët ishin luftëtar trima dhe një komb luftarak.[2]. Trakët ishin përtacë sipas përshkrimit të Herodotit. Blegtoria ishte e zhvilluar ndërsa bujqësia përvec prodhimit të verës nuk ishte e zhvilluar. Trakët njiheshin për larjen e arit dhe rërës të hekurit. Perandoria Romake zhvilloi luftëra me dakët. Dakët ishin fuqi e madhe ata kishin mbretin Burebistas gjatë luftës me Perandorinë Romake, Burebistas mund të mblidhte 200.000 njerëz në ushtri[3].
Trakët besonin në shumë perendi, në Zeusin( perëndia i dritës dhe i bubullimave), Artemisën, Dionisin, Sabaziosin, Herosin.Trakët shpesh edhe flijonin njerëz.Kur një trak fisnik varrosej zhvilloheshin lojëra lufte.[4].
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.