![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/0/07/Official_Presidential_portrait_of_Thomas_Jefferson_%2528by_Rembrandt_Peale%252C_1800%2529.jpg/640px-Official_Presidential_portrait_of_Thomas_Jefferson_%2528by_Rembrandt_Peale%252C_1800%2529.jpg&w=640&q=50)
Thomas Jefferson
From Wikipedia, the free encyclopedia
Thomas Jefferson (13 prill 1743 - 4 korrik 1826) ishte një nga Baballarët Themelues të Shteteve të Bashkuara. Ai ishte autori kryesor i Deklaratës së Pavarësisë dhe më vonë shërbeu si Presidenti i tretë i Shteteve të Bashkuara nga 1801 deri në 1809. Më parë ai kishte qene zgjedhur zëvendëspresidenti i dytë i Shteteve të Bashkuara nën presidentin John Adams, nga 1797 në 1801. Ai ishte një ithtar i demokracisë, republikanizmit dhe të drejtave të individit që motivuan kolonistët amerikanë për tu shkëputur nga Britania e Madhe dhe të formojnë një komb të ri. Ai i krijoi dokumente formative dhe vendime në nivel kombëtar dhe lokal.
Thomas Jefferson | ||
![]() | ||
Presidenti i 3-të i Shteteve të Bashkuara | ||
4 mars 1801 – 4 mars 1809 | ||
Paraardhësi: | John Adams | |
Pasardhësi: | James Madison | |
Zëvendëspresidenti i dytë i SHBA-së | ||
4 mars 1797 – 4 mars 1801 | ||
Paraardhësi: | John Adams | |
Pasardhësi: | Aaron Burr | |
Sekretar i Shtetit i Shteteve të Bashkuara (i pari) | ||
22 mars 1790 – 31 dhjetor 1793 | ||
Paraardhësi: | John Jay (Marrëniet me Jashtë) | |
Pasardhësi: | Edmund Randolph | |
Ministër i Financave i Shteteve të Bashkuara | ||
17 maj 1785 – 26 shtator 1789 | ||
Paraardhësi: | Benjamin Franklin | |
Pasardhësi: | William Short | |
Delegat në Konferencën e Konfederatës nga Virginia | ||
3 nëntor 1783 – 7 maj 1784 | ||
Paraardhësi: | James Madison | |
Pasardhësi: | Richard Henry Lee | |
Guvernatori i dytë i Virxhinias | ||
1 qershor 1779 – 3 qershor 1781 | ||
Paraardhësi: | Patrick Henry | |
Pasardhësi: | William Fleming | |
Delegat i Virxhinias në Kongresin e Dytë Kontinental | ||
20 qershor 1775 – 26 shtator 1776 | ||
Paraardhësi: | George Washington | |
Pasardhësi: | John Harvie | |
Të dhënat personale | ||
Lindi më: | 13 prill 1743 | |
Lindi në: | Shadwell, Kolonia e Virxhinias, Amerika Britanike | |
Vdiq më: | 4 korrik 1826 (90 vjeç) | |
Vdiq në: | Charlottesville, Virginia, SHBA | |
Profesioni: | Politikan, Jurist | |
Bashkëshortja | Martha Wayles (m.1772; v.1782) | |
Fëmijë | 6 | |
Feja: | Deizëm | |
Nënshkrimi | ||
![]() |
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/6/62/Reproduction-of-the-1805-Rembrandt-Peale-painting-of-Thomas-Jefferson-New-York-Historical-Society_1.jpg/640px-Reproduction-of-the-1805-Rembrandt-Peale-painting-of-Thomas-Jefferson-New-York-Historical-Society_1.jpg)
Xheferson ishte kryesisht me origjinë angleze, i lindur dhe arsimuar në koloninë e Virxhinias. Ai u diplomua nga Kolegji i William dhe Mary dhe punoi për një kohë të shkurtër si avokat, duke mbrojtur skllevërit që kërkonin lirinë e tyre. Gjatë Revolucionit Amerikan, ai përfaqësoi Virxhinian në Kongresin Kontinental që miratoi Deklaratën, hartoi ligjin për lirinë fetare si një ligjvënës Virginia, dhe ka shërbyer si guvernator i kohës së luftës (1779-1781). Ai u bë ambasador i Shteteve të Bashkuara në Francë në maj 1785, dhe më pas i pari Sekretar i Shtetit në 1790-1793 nën presidentin Xhorxh Uashington. Xheferson dhe Xhejms Madison organizuan Partinë Demokratike Republikane për të kundërshtuar Partinë Federaliste gjatë formimit të Sistemit të Parë Partiak. Me Madisonin, ai shkroi anonimisht Rezolutat e diskutueshme të Kentakit dhe Virxhinias në vitet 1798-1799, që kërkonin të inkurajonin të drejtat e shteteve në kundërshtim me qeverinë kombëtare duke zhvleftësuar Aktet e të Huajve dhe Rebelimit.
Si President, Xheferson vuri në plan të parë interesat e vendit në tregëtinë detare kundër piratëve të Barbarisë dhe politikave agresive tregtare britanike. Ai organizoi gjithasgtu Blerjen e Luizianës, që dyfishoi territorin e vendit. Si rezultat i bisedimeve të paqes me Francën, administrata e tij reduktoi forcat ushtarake. Ai u rizgjodh në mandatin e dytë në vitin 1804. Mandati i dytë i Xhefersonit u karakterizua më probleme, duke përfshirë gjykimin e ish-nënpresidentit Aaron Burr. Tregtia e jashtme amerikane u ul shumë, kur Xhefersoni zbatoi Aktin e Embargos në vitin 1807, duke iu përgjigjur kërcënimeve britanike ndaj anijeve të SHBA-së. Në 1803, Jefferson filloi një proces të diskutueshëm të largimit të fiseve indiane nga Territori i Luizianës i sapo organizuar. Ai nënshkroi gjithashtu Aktin e Ndalimit të Importimit të Skllevërve në vitin 1807.
Xheferson zotëronte shumë disiplina, si topografia, matematika, frutikultura dhe mekanika. Ai ishte një arkitekt i provuar në traditën klasike. Interesi i madh i Xhefersonit në fe dhe filozofi i dha atij presidencën e Shoqatës Filozofike Amerikane. Ai iu shmang fesë së organizuar, por u ndikuar nga krishterimi dhe deizmi. Xheferson ishte i përgatitur mirë në linguistikë dhe fliste disa gjuhë. Ai themeloi Universitetin e Virxhinias pasi u tërhoq nga postet publike. Xheferson ishte një shkrues produktiv letrash dhe kishte letërkëmbim me shumë njerëz të shquar dhe të rëndësishëm gjatë jetës së tij. Libri i tij i vetëm i plotë Shënime mbi Shtetin e Virxhinias (1785), konsiderohet si libri më i rëndësishëm amerikan i publikuar para vitit 1800.
Xheferson kishte në pronësi disa plantacione në të cilat punonin nga qindra skllevër. Shumica e historianëve tani besojnë se, pas vdekjes së gruas së tij në vitin 1782, ai kishte një marrëdhënie me skllaven e tij Sally Hemings me të cilën kishte të paktën një fëmijë. Historianët kanë lavdëruar jetën publike të Xhefersonit, duke vënë në dukje autorësinë e tij kryesore të Deklaratës së Pavarësisë, gjatë Luftës Revolucionare, përpjekjet e tij për liritë fetare dhe tolerancës në Virxhinia, dhe Blerjen e Luizianës, kur ai ishte president. Studiues të ndryshëm modernë janë më kritikë ndaj jetës private të Xhefersonit, duke theksuar, për shembull, mospërputhjen mes zotërimit të skllevërve dhe parimeve të tij liberale politike. Dijetarët presidencialë vazhdimisht e renditin Xhefersonin ndër presidentët më të mëdhenj.