Tempulli Kançi Kailasanathar
Tempull i periudhës Pallava në Kançipuram / From Wikipedia, the free encyclopedia
Tempulli Kanchi Kailasanathar është struktura më e vjetër në Kanchipuram.[1] I Vendosur në distriktin Kanchipuram të shtetit indian Tamil Nadu, ai është një Tempull Hindu në Stilin Arkitekturor Dravidian. I është kushtuar hyjnisë Shiva dhe është i njohur për rëndësinë e tij historike. Tempulli u ndërtua midis viteve 685-705 nga mbreti Narasimhavarmani II (i quajtur edhe Rajasimha) i Dinastisë Pallava. Kompleksi i vendosur ulët prej guri ranor përmban një numër të madh skalitjesh, duke përfshirë shumë hyjni gjysëm-kafshërore që ishin popullore gjatë Periudhës së hershme të Arkitekturës Dravidiane.[2] Struktura përmban 58 faltore të vogla që i janë kushtuar formave të ndryshme të mishërimeve (Avatarëve) të Shivës. Këto janë skalitur në nike të faqes së brendshme të murit të lartë të kompleksit për ecjen rituale përreth shenjtërores.[3] Tempulli është një nga tërheqjet më të shquara turistike të qytetit.[4]