Temperatura
veti fizike e materies që shpreh në mënyrë sasiore nocionet e zakonshme të të nxehtit dhe të ftohtit / From Wikipedia, the free encyclopedia
Kur prekim me dorë ndonjë trup, përjetojmë ndjesi të cilën e shprehim si ngrohtë apo ftohtë. Themi se trupi i ngrohtë e ka temperaturën më të lartë se trupi i ftohtë. Ndjesia për ngrohtësinë dhe ftohtësinë është relative. A do të kemi ndjesi për ngrohtësi apo ftohtësi, varet se në ç'gjendje ishte dora që e preku objektin, a ishte e vendosur më parë në akull apo në avuj të ujit. Më saktësisht, dy njerëz japin përfundime të ndryshme për shkallën e ngrohjes së një trupi. Ndjesia e përfituar varet edhe nga lloji i trupit. Kur prekim trupin metalik dhe atë të drurit, që kanë të njëjtën shkallë ngrohjeje, trupi metalik na bën të duket më i ftohtë se trupi i drurit. Pra njesia e të prekurit nuk është e saktë, prandaj ne përdorim termometër për të matur temperaturën sepse ai është i saktë.
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
|