Telnet
From Wikipedia, the free encyclopedia
Shërbimi i internetit Telenet është paramenduar për përdorimin e një llogaritësi nga largësia me ndihmën e komandave të gjuhëve ose sistemeve operuese. Teleneti është si paraardhës i shërbimit Teleworking. Me këtë shërbim përdoruesit e kompjuterit personal mund të futen (Login) në llogaritësin e lidhur në internet (llogaritësin Host). Hyrja është e lejuar vetëm për emrat e regjistruar të përdoruesve që posedojnë fjalët kalimtare të regjistruar. Pas futjes në llogaritësin ata me anë të komandave Shell mund të japin komanda për sistemet operative, të startojnë programe e gjera të tilla.
Përdoruesit e kompjuterëve personal nuk kanë të bëjnë direkt me qendrën e llogaritësve shërbyes (Server) në internet, nuk bien në kontakt me Telenet. Mirëpo ka edhe sisteme operuese për kompjuterët personal si MS Windows ose Macintosh që kanë të integruar programet Telenet-Clients. Këto programe bëjnë të mundshme punën nga kompjuteri personal në llogaritësin Host. Për të punuar me llogaritësit Host duhet pasur njohuri mbi urdhëresat e sistemit operues të llogaritësit përkatës.
SSH (Secure Shell) është një variant i Telenet-it, dallimi qëndron në faktin se me SSH të gjitha regjistrat e të dhënave kodohen. Kjo është me rëndësi sepse që nga momenti i futjes ne llogaritës, kodohen emri i përdoruesit si dhe fjala kalimtare e tij. Sidomos kur kemi të bëjmë me ndryshimin e fjalës kalimtare ose të emrit të përdoruesit, gjë që në praktik ndodhë shpesh. Edhe këto të dhëna qarkullojnë në tërë rrjetin dhe me pak njohuri mund të kapen në ndonjë stacion dhe të shikohen, po kur ato janë të koduara humbin interesin për spiunët. Disa klient të Telenet-it modern, në ndërkohë ofrojnë edhe protokollin SSH.
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
|
Telnet për ndryshe nga programuesit shihet si një protokoll rrjeti qe perdoret ne Internet. Dokumentat pershkrues IETF STD 8 (RFC 854 dhe RFC 855) thone:
- Objektivi i protokollit TELNET eshte te ofroje nje mbeshtetje pergjithesisht te mjaftuesme per komunikim, dydrejtimesh dhe te orientuar ne byte ( tetë Bit).
Zakonishtë përdoret per ti ofruar perdoruesit nje sesion login nga distanza te tipit komande rrjeshti midis host ne internet.
Gjithashtu, telnet
është edhe emri i nje programmi qe nje perdorues mund te perdori per te nisur nje sesion telnet me nje host ne largësi; programi telnet
implementon pjesën klient te protokollit. Klientët telnet janë te diponueshëm ne shumicën e sisteme Unix prej shumë vitesh dhe për cdo llojë kompjuteri.