Teleskopi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Teleskopi është një instrument optik me lente, të cilat janë pasqyra të lakuara, për të vëzhguar objekte të largëta nga emetimi, thithja ose reflektimi i tyre i rrezatimit elektromagnetik.Teleskopët e parë ishin teleskopë përthyes me lente xhami dhe u shpikën në Holandë në fillim të shekullit të 17-të. Ato u përdorën si në aplikime tokësore ashtu edhe në astronomi. Fjala "teleskop" vjen nga greq. τελε - tele = larg, dhe σκοπειν -skopin = me shiku, me pa; pra teleskop = tejqyrë). Ai është vegla më e rëndësishme e shkencës së astronomisë. Me fjalë të thjeshta teleskopi, mbledh dhe fokuson rrezatimin elektromagnetik të trupave qiellorë. Teleskopët rritin madhësinë e dukshme të trupave qiellorë, së bashku me ndriçimin e tyre. Galileo Galilei ishte i pari që përdori një teleskop për qëllime shkensi. Teleskopët i ndajmë në dy grupe: Teleskopët me përthyerje dhe teleskopët me pasqyrim. Teleskopët me përthyerje përbëhen nga dy thjerra përmbledhëse ose një thjerrë permbledhëse dhe një shpërhapëse. Një teleskop i tillë u krijua dhe u perdor nga Galileo Galilei. Teleskopët me pasqyrim përbëhen nga një pasqyrë konkave që mbledh në vatër rrezet e dritës që vijnë nga objekti i largët, pastaj rrezet pasqyrohen nga një pasqyrë e drejtë për tek okulari që është një qelq zmadhues i cili përthyen rrezet për tek syri i vëzhguesit. Një teleskop i tillë shumë funksional dhe me rëndësi u krijua nga Isak Njuton, fizikan dhe astronom i shquar i shek. XVIII.