![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/3/34/Telegrafo.png/640px-Telegrafo.png&w=640&q=50)
Telegrafi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Telegrafi është një pajisje apo sistem për transmetimin e mesazheve në largësi të mëdha. Për ndryshim nga telefoni telegrafi nuk mund të transmetojë zërin mirëpo shkronjat e caktuara i kthen në kode të caktuara të cilat aparati telegrafik i kthen në sinjale zëri dhe ato ia përcjell aparatit marrës nëpërmjet rrjetit telegrafik. Deri para 30 vjetësh kur telefoni nuk ishte i zhvilluar si sot, njerëzit shpesh e shfrytëzonin shkruarjen e mesazheve në largësi nëpërmjet telegrafit. Këto lloje mesazhesh quheshin telegrame.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/3/34/Telegrafo.png/320px-Telegrafo.png)