Teatri Kombëtar i Shqipërisë
From Wikipedia, the free encyclopedia
Teatri Kombëtar ka qenë teatri kryesor në Tiranë. Në mars të 2020 Teatri Kombëtar i Shqipërisë u zgjodh nga Europa Nostra mes 7 monumenteve të rrezikuara në Evropë, si shembull përjashtimor të arkitekturës moderne italiane të viteve '30 të shekullit 20 dhe një nga sitet më të shquara kulturore të Shqipërisë, i ballafaquar me rrezikun e pashmangshëm të shembjes. Pas dy muajve, më 17 maj 2020 godina e teatrit u shemb.