Teatri Andon Zako Çajupi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Teatri Andon Zako Çajupi thirret teatri i qytetit në Korçë, i themeluar më 1951 dhe nga viti 1971 ka edhe godinën e teatrit. Sot, godina e teatrit shërben si shtëpi kulturore e artistëve profesionist në jug të Shqipërisë.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/c/cb/Logoja_e_teatrit_korce.jpg)
Edhe pse regjistrimet institucionale të kohës së pas luftës së dytë botërore, japin data ditësh e vitesh si b.f. ajo e themelimit më 1950, veprimtaria teatrale ka qenë e zhvilluar edhe më parë në këtë hapsirë. Kjo veprimtari më parë zhvillohej nga klube të djelmërisë së fund shekullit XX. Nga ato kohra në kujtesë ka mbetur shfaqja e tragjedisë "Otello" e cila u luajt rreth vitit 1890. Përndryshe teatri i qytetit në Korçë ka qenë dhe mbetet si gurrë e pashtershme e teatrit në kryeqytet, në Tiranë.
Si gurthemel i teatrit merret drama e parë "Përmbysja" me regji të Sokrat Miosë, e shfaqur në Korçën e pas Luftë së dytë botërore. Në fillimet e teatrit shfaqeshin kryesisht drama, por me kalimin e kohës, aty nga fundi i viteve '60, me vendim të Ministrisë së Kulturës, u vendos zgjerimi i veprimtarisë së teatrit në shfaqje të estradës dhe për shfaqje kukullash. Bërthama e trupës së artistëve, në këtë periudhë përbëhej nga 10 profesionist dhe 15 aktorë korospondent.
Pas ndërrimit të sistemit shtetëror, Teatri i Korçës nuk e ndali veprimtarinë, por përkundrazi nga artistët e qytetit u pa si godinë e kulturës në të cilën zhvillonin aktivitete e tyre. Këto aktivitete në bashkëpunim me Bashkinë e Korçës edhe u kurorëzuan me Festivalin e Teatrove të Komedive "Ballkan 2000".
Sot, teatri "Anton Zako Çajupi" është një ndër institucionet e vetme profesionale që zhvillojnë aktivitetin e tyre në pjesën jugore të Shqipërisë.
Godina e teatrit ndodhet në bulevardin kryesor të Korçës, bulevardin "Gjergj Kastrioti". Thuhet të jetë ndërtuar më 1971 dhe të ketë 220 ulëse të parapara për shikues. Ballina e godinës është e stilizuar sipas shembujve të kohës së ndërrimit të sistemit.
Shfaqjet më të njohura të ngritura nga teatri në skenë, ndër tjera janë: Hijet e Natës”, “Kopraci”, “Zonja nga qyteti”, “Ёngjejt e skëterrës”, “Pamje nga ura”,”Njollat e murme”,” Otello”, “Qyteti i aku¬zuar”, “Marro Mokra”, “Përbindëshi”, “Zgjohu Vasil”, “Ishin të gjithë bijtë e mi”, “Zonju¬sha 39-vjeç”, “Denoncimi”, “Inter girl” etj.