Sylejman Selimi (i lindur më 25 Shtator 1970)
ka qenë komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Zonën Operative të Drenicës gjatë Luftës në Kosovës. Pas luftës, në vitin 2009 ai u emërua Gjeneral-Lejtënant i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK-së), dhe në vitin 2011 u largua nga kjo pozitë. Tani është Ambasador në Shqipëri.
Selimi u dënua nga gjykatat e Kosovës për krime lufte, me akuzën e torturimit të burgosurve civil në kampin e UÇK-së në Likovc. Ai mori një dënim me 7 vite burg dhe u la i lirë me kusht në janar 2019.
Sylejman Selimi | |
---|---|
Lindur më | 25 Shtator 1970 Açarevë, rajoni i Drenicës, Kosovë |
Në aleancë me | Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) (1998–1999) Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (1999–2009) |
Vite shërbimi | 1991 – 2011 |
Grada | Komandant i Përgjithshëm i UÇK-së (1998–1999) Zëvendës Komandant i TMK-së (2000–2006) |
Betejat/luftrat | Lufta e Kosovës (1998–1999) |
Sylejman Selimi lindi më 25 Shtator 1970 në fshatin Açarevë të Drenicës. Shkollën fillore e përfundoi në fshatin e tij të lindjes, ndërsa Shkollën e mesme e përfundoi në qytetin e Klinës dhe i vazhdoi studimet në Fakultetin e Minierave dhe Metalurgjisë në Mitrovicë të Kosovës.
- 1991 - 1997: Rekrutimi i qelizave në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)
- 1998 : Komandant i UÇK-së në Zonën Operative të Drenicës
- 1998 - 1999: Komandant i përgjithshëm i UÇK-së
- 1999 - 2000: Komandant i Gardës së Kosovës
- 2000 - 2006: Zëvendës komandant i Trupave Mbrojtëse të Kosovës
- 2006 - 2009: Komandant i Trupave Mbrojtëse të Kosovës
- 2009 - 2011: Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës
Para Forcës së Sigurisë së Kosovës, Selimi ishte komandant i paraardhësit të saj, Trupave të Mbrojtjes së Kosovës (TMK). Më 19 dhjetor 2008, Selimi u emërua komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës nga Kryeministri Hashim Thaçi.
Gjatë Kryengritjes në Kosovë dhe Luftës së Kosovës, ai ishte komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, organizatës paraushtarake shqiptare që kërkoi ndarjen e Kosovës nga Republika Federale e Jugosllavisë (RFJ) gjatë viteve 1990 dhe krijimin përfundimtar të një Shqipërie të Madhe.
Wikiwand in your browser!
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.