![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/8/83/FirstSurahKoran_%2528fragment%2529.jpg/640px-FirstSurahKoran_%2528fragment%2529.jpg&w=640&q=50)
Sureja
From Wikipedia, the free encyclopedia
Sureja ose Sureti (arabisht: سورة sūrah, shumësi: سور suwar) është njësi përbërëse Kur'anore. Kur'ani përmban 114 sure. Suret Kur'anore janë të emëruara dallueshëm nga përmbajtja e tyre. Rradhitja e sureve në Kur'an është bërë jo sipas kohës së zbritjes por sipas kërkesës së Muhammedit a.s. Kapitulli më i shkurt në Kuran është Sureja Keuther me tri ajete, ndërsa sureja më e gjatë është Suretu El Bekare (shq.: Sureja El Bekare) me 286 ajete. Të gjitha suret fillojnë me Bismillah përveç sures Teube.
![](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/8/83/FirstSurahKoran_%28fragment%29.jpg/320px-FirstSurahKoran_%28fragment%29.jpg)
Surja është një nga njëqind e katërmbëdhjetë kapitujt e Kuranit, secila e ndarë në disa vargje, të njohura si ajete. Suret kanë gjatësi të ndryshme, më e shkurtëra (surja el-Keuther) me tre ajete dhe më e gjata (surja el-Bekare) me 286 ajete.[1] Nga 114 suret e Kuranit, 87 klasifikohen si mekase dhe 27 si medinase. Ky klasifikim është vetëm një përafërim në lidhje me vendin e zbulimit; çdo sure e zbuluar pas migrimit të Muhammedit në Medinë (i njohur si hixhreti) quhet medinase dhe çdo sure e zbuluar para kësaj ngjarje quhet mekase. Rradhitja e sureve në Kuran është bërë jo sipas kohës së zbritjes ose sipas tematikës por përafërsisht sipas gjatësisë, duke filluar nga më e gjata deri tek më e shkurtëra. Përveç sures sures et-Teube, të gjitha suret fillojnë me "Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!". Kjo formulë njihet si el-Besmele.