Superkupa e Shqipërisë
From Wikipedia, the free encyclopedia
Superkupa e Shqipërisë është themeluar në vitin 1989 dhe deri më sot numëron 30 finale të luajtura në fushën e lojës. Konsiston në një ndeshje të vetme finale para nisjes së sezonit mes fituesve të Superligës dhe fituesve të Kupës.
Konfederata | UEFA |
---|---|
Themeluar | 1989 |
Sezoni i parë | 1989 |
Kampioni aktual | FK Partizani (2023) |
Më shumë tituj kampion | KF Tirana |
Fituesit e dyfishtë të një sezoni nuk luanin finale Superkupe. Por sipas rregullores së ndryshuar të FSHF, pas vitit 2000 finalja e superkupës tashmë luhet edhe në rast se ekipi kampion brenda një sezoni është edhe fitues i kupës. Ekipi kampion kundër ekipit finalist të Kupës.
FK Partizani janë fituesit në fuqi. KF Tirana mban numrin rekord të trofeve të Superkupës, plot 12 të tilla. Pjesa më e madhe e ndeshjeve finale janë luajtur në Tiranë, ndërkohë finalja e sezonit 2011 u luajt në Korçë. Më pas edhe Stadiumi Elbasan Arena u përdor për ndeshjet finale. Dy sezonet e fundit finalet janë luajtur në Stadiumin Air Albania në kryeqytet.