Stokholmi
kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Suedisë / From Wikipedia, the free encyclopedia
Stokholmi (suedisht: Stockholm) është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Suedisë dhe përbën zonën më të populluar urbane në Skandinavi. Ai është vendi i qeverisë nacionale suedeze, Riksdag (parlamenti), dhe vendndodhja zyrtare e mbretit suedez si dhe e kryeministrit. Që nga viti 1980, monarku ka qëndruar në Pallatin Drottningholm jashtë Stokholmit dhe përdor Pallatin Mbretëror të Stokholmit si vendin e punës dhe vendndodhjen zyrtare. Që nga 2010, zona metropolitane e Stokholmit përfshin rreth 22% të popullsisë së Suedisë. Stokholmi është qyteti më i populluar në Suedi, me një popullsi prej 864.324 banorë si bashki (2011), 1.372 milionë banorë si zonë urbane (2011), dhe më shumë se 2.1 milionë banorë si zonë metropolitane (2012) në një sipërfaqe prej 6.519 km2.
Stokholmi | |
---|---|
Nofka(t): Eken, Venecia e Veriut, Venecia e Skandinavisë | |
Koordinatat: 59°19′46″N 18°4′7″E | |
Shteti | Suedia |
Provinca | Södermanland dhe Uppland |
Qarku | Qarku Stokholm |
Komuna | 11
|
U përmend për herë të parë | 1252 |
Stausi i qytetit | Shekulli i 13-të |
Qeveria | |
• Kryetari | Anna König Jerlmyr (M) |
Sipërfaqja | |
• Kryeqyteti | 188 km2 (73 sq mi) |
• Sipërfaqe urbane | 381,63 km2 (147,35 sq mi) |
• Metro | 6.519 km2 (2.517 sq mi) |
Lartësia mbidetare | 28 m (92 ft) |
Popullsia (30 qershor 2021)[1] | |
• Kryeqyteti | 975.819 |
• Dendësia | 5.200/km2 (13.000/sq mi) |
• Popullsia urbane | 1.611.776 |
• Dendësia urbane | 4.200/km2 (11.000/sq mi) |
• Metro | 2.402.609 |
• Dendësia metro | 370/km2 (950/sq mi) |
Zona kohore | UTC+1 (CET) |
• Verës (DST) | UTC+2 (CEST) |
Kodi postar | 100 00-199 99 |
Prefiksi | +46-8 |
Faqja zyrtare | www |
Themeluar rreth vitit 1250, Stokholmi ka qenë prej kohësh një prej qendrave kulturore, mediatike, politike, dhe ekonomike të Suedisë. Vendndodhja e tij strategjike në 14 ishuj në bregdetin jug-qendror në lindje të Suedisë në gojën e Liqenit Mälaren, pranë arkipelagut të Stokholmit dhe Detit Balltik, ka qenë historikisht e rëndësishme. Në Indeksin e Qyteteve Globale të vitit 2008, Stokholmi renditet i 24-ti në botë, 10-ti në Evropë, dhe i pari në Skandinavi. Stokholmi është i njohur për bukurinë e tij, ndërtesat dhe arkitekturën e tij, ujrat e tij të bollshëm e të pastër dhe të hapur, dhe parqet e shumta. Ai është referuar disa herë si i Venecia i Veriut.