![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/4/47/Ingaural_match_of_Selman_St%25C3%25ABrmasi_Stadium.jpg/640px-Ingaural_match_of_Selman_St%25C3%25ABrmasi_Stadium.jpg&w=640&q=50)
Stadiumi "Selman Stërmasi"
From Wikipedia, the free encyclopedia
Stadiumi "Selman Stërmasi" është një stadium që ndodhet në Tiranë, afro 250 metra larg ish-Ekspozita "Shqipëria Sot". Ndonëse stadiumi ka një kapacitet prej 12,500 vendesh, vetëm rreth 8,500 janë në gjëndje të rregullt.[1]. Stadiumi gjithashtu zotëron një dhomë për intervista, ambjentet e dusheve, parkingun kryesor në pjesën qendrore para stadiumit dhe është i rrethuar totalisht nga një gardh metalik afro 4 metra i lartë. Ky stadium është pronë e klubit të futbollit KF Tirana, ku dhe zhvillon ndeshjet e saj.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/4/47/Ingaural_match_of_Selman_St%C3%ABrmasi_Stadium.jpg/640px-Ingaural_match_of_Selman_St%C3%ABrmasi_Stadium.jpg)