Skitaria në Kosovë
From Wikipedia, the free encyclopedia
Skitaria (skijimi) dhe turizmi dimëror në Kosovë ka një traditë relativisht të zhvilluar. Fillet e skijimit datojnë që nga viti 1928 e këtej, por që megjithatë, ato kishin mbetur vetëm në nivele individuale e të paorganizuara. Ndërkaq, dekadave dhe viteve të fundit, në disa pjesë të Kosovës, ka pasur një hov zhvillimi në sektorin e turizmit malor, si në: Brezovicë (Malet e Sharrit), Bogë - Rugovë (Pejë), Prevallë (Prizren), Brod (Sharr) dhe Bajgorë (Mitrovicë), ku edhe janë ndërtuar disa qendra rekreative dimërore bashkë me shtigje të veçanta për skijim. [1]