Sistemi i pozicionimit global
From Wikipedia, the free encyclopedia
Global Positioning System apo GPS (sqt. xhi-pi-es) është sistem për lokalizim gjeografik. Sistemi u shpall operativ në janar 1994 kur përbëhej nga 24 satelitë në lartësi 20.200km prej Tokës në 6 orbita të ndryshme. Sot ekzistojnë edhe tre satelitë të tjerë rezervë për raste defektesh. Jetëgjatësia e një sateliti mund të shkojë deri në 8.5 vjet, kohë gjatë së cilës ata mund të riparohen ose modifikohen. Megjithëse 27 satelitet nuk i përkasin të njëjtës gjeneratë, ata lëshojnë të njëjtin lloj sinjali.
Një tjetër faktor për zhvillimin e GPS është komandimi i armëve në largësi të mëdha. Raketat cruise (shëtitëse) operojnë me ndihmën e këtij sistemi. Një qendër komandimi në largësi bën programimin e koordinatave të cilat raketa i gjen me saktësi me ndihmën e GPS-it, duke pakësuar kështu numrin e rreziqeve për civilët dhe trupat mike.