Sistemi ekonomik
From Wikipedia, the free encyclopedia
Mënyra se si çdo individ jeton në një shoqëri dhe vendimet e tij ekonomike varen, ndër të tjera, nga sistemi ekonomik i shoqërisë. Sistemi ekonomik është terësi e organizatave dhe të institucioneve që organizojnë ekonominë në një vend.
Tre janë pyetjet kryesore ekonomike, të cilave një shoqëri duhet t'u japë përgjigje:
- Çfarë duhet të prodhohet me burimet që ajo ka, të cilat janë të kufizuara? (Ç'lloj produktesh dhe në çfarë sasie të prodhohen?)
- Si duhet të prodhohen këto produkte dhe shërbime? ( Kush do t'i prodhojë, duke kombinuar cilat burime dhe çfarë teknologjie do të përdorë?)
- Për kë duhet të prodhohen këto produkte dhe shërbime? (Kush do t'i konsumojë dhe si do të shpërndahen midis grupeve të ndryshme të shoqërisë?)
Ky artikull dyshohet se përmban hulumtim vetjak apo thënie të pacituara prandaj nuk mund të merret si i saktë.(10 prill 2015) Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Ky 10 prill 2015 nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |