Simbolet e Evropës
From Wikipedia, the free encyclopedia
Simbolet e Evropës kanë një histori tё gjatё e cila zё fill që nga kohët e lashta e ku dallohet sidomos figura mitologjike e vetё Evropës. Disa simbole u prezantuan në vitet 1950 dhe 1960 nga Këshilli i Evropës (KE). Komuniteti Evropian ka krijuar simbole shtesë qysh në vitin 1985, e të cilat u trashëguan edhe nga Bashkimi Europian (BE) në vitin 1993. Simbolet e tilla të Bashkimit Europian tani përfaqësojnë pozitat politike në mbështetje të pёrpjekjeve të BE-sё nё rrugёn e integrimit evropian, siç mbështetet nga BE në vend të Evropёs si kontinent apo sferë kulturore.