Sifilizi shkaktohet nga bakteri i quajtur Treponema pallidum pallidum. Është sëmundje komplekse që shkakton simptome të llojllojshme në fazat e ndryshme të infeksionit. Sifilizi i patrajtuar ka shumë komplikime.

Infektimi me sifiliz

Sifilizi transmetohet nëpërmjet kontaktit seksual (vagjinal, anal, oral) me personin e infektuar. Në veçanti bakteri i Sifilizit transmetohet nëpërmjet kontaktit direkt me puçrrat e Sifilizit të cilat zakonisht paraqiten në sipërfaqen e organeve gjenitale. Për shkak se këto puçrra nuk janë me dhembje, shumë njerëz nuk e dinë që janë të infektuar me Sifiliz.

Faktorët e rrezikut për sifilizin

Faktorët kryesor të rrezikut janë: Përfshirja në seksin e pambrojtur; Marrëdhënia seksuale me më shumë se një partner; Marrëdhënia seksuale me personin i cili ka shumë partnerë seksual;

Simptomat e Sifilizit

Simptomat e para të Sifilizit zakonisht janë puçrrat të cilat nuk janë me dhembje dhe që paraqiten ne penis, vaginë, anus, rektum dhe gojë. Puçrrat zakonisht paraqiten dy deri në gjashtë javë pas infektimit dhe zhduken për një kohë të shkurtër. Edhe pse simptomat fillestare shumë shpejt zhduken, bakteri i Sifilizit do të mbetet në trup në qoftëse nuk trajtohet. Mostrajtimi i drejtë i Sifilizit mund të shkaktojë sëmundje të zemrës, çmendje, verbim, paralizë edhe vdekjen.

Diagnostikimi Sifilizi

Mostrat nga puçrrat e Sifilizit ekzaminohen me mikroskop. Gjithashtu Sifilizi mund të diagnostikohet edhe me testin e gjakut.

Trajtimi i sifilizit

Sifilizi trajtohet dhe shërohet me penicilinë. Është me rëndësi që të siguroni se edhe partneri juaj seksual gjithashtu të trajtohet në mënyrë që mos të infektoheni përsëri. Mënjanoni marrëdhënien seksuale për deri sa jeni duke u trajtuar, në mënyrë që të zvogëloni gjasat e infektimit të sërishëm.

Mbrojtja nga sifilizi

Përdorimi i kondomit; Kufizimi (zvogëlimi) i numrit të partnerëve seksual;

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.