Grigor Teologu
From Wikipedia, the free encyclopedia
Grigori i Nazianzit ose ndryshe edhe i Kostadinopojës (gr. Γρηγόριος - i shpejtë, vigjilent, lat. Gregori. Lindi në vitin 329 - vdiq 25 janar 390) është njëri nga Tre Hierarkët e Mëdhenj e Ekumenikë, së bashku me Vasilin e Madh dhe Joan Gojartin, dhe që nga Kisha e Perëndimit njihen si 3 Doktorët e Kishës së Lindjes. Është shenjtor i të dy Kishave. Në kishën e Perëndimit njihet si Gregori i Naciancusit Në Kishën Ortodokse shën Grigori kremtohet 25 Janar dhe së bashku me dy hierarkët e lartpërmendur në 30 Janar.
|
Ky artikull dyshohet se përmban hulumtim vetjak apo thënie të pacituara prandaj nuk mund të merret si i saktë. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Shën Grigori, ky njeri me shpirt qiellor dhe me gojë të shenjtëruar nga zjarri i Shpirtit të Shenjtë, depërtoi kaq thellësisht në misteret e Perëndisë, sa ndër Etërit e shenjtë vetëm ai u gjykua i denjë për titullin Theolog, ashtu si Joani, Nxënësi i Dashur i Krishtit. Konsiderohet gjerësisht si një prej oratorëve më të talentuar të Mësuesve dhe të Etërve të Kishës[1]. Është nga teologët kryesorë që ndikuan në përcaktimin e teologjisë së Trinisë së Shenjtë.
Jeta e tij e tejkaloi gjerësisht kufijtë e një biografie të thjeshtë dhe paraqitet më tepër si prototipi i shenjtërisë së krishterë dhe veprat e tij të pavdekshme, të pakapërcyeshme në bukuri dhe thellësi, përbëjnë stolinë më të vyer të Nuses së Fjalës së Perëndisë (Kishës).[2]