Shtërmeni
fshat në Shqipëri, në Qarkun e Elbasanit / From Wikipedia, the free encyclopedia
Në shekullin e 17-të Shtërmeni formohej nga Pazhoku dhe Shkozeti deri në shekullin e 19-të kur me rreth 10 - 20 banesat e para shënohet fillimi i krijimit të Shtërmenit aktual falë shpërnguljes së familjeve të para të cilat banonin, rreth 1,7km më poshtë vendndodhjes së sotme të Shtërmenit. Familjet e para që filluan të formonin Shtërmenin e sotëm ishin :familja Lushi nga Dibra (ndër më të vjetrat e fshatit) familja Rrasa nga Shalësi (EL), familja Mema nga Mollasi, familja Merdani nga Gjyrala (EL), familja Baku nga Dushani (GR), Familja Kuqja nga Shalesi (EL) familja Boja nga Dibra e Madhe,familja Belshi me prejardhje nga Vlora, familja Salla nga Lubinja (GR) dhe familja Luta me rrënjët në Pazhok, nga më të hershmet në Shtërmen.
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
|
Ky artikull dyshohet se përmban hulumtim vetjak apo thënie të pacituara prandaj nuk mund të merret si i saktë. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Shtërmeni sot ka më shumë se 700 familje me mbi 3500 banorë,dhe ndodhet në rrethin e Elbasanit. Në trekëndëshin më të zhvilluar të vendit tonë : Tiranë-Durrës-Elbasan, Shtërmeni gjendet i favorshëm që prej një shekulli, aq më tepër në dekadat e fundit të zhvillimit të Shqipërisë. Pozicioni gjeografik dhe faktorët e tjerë historiko-arkeologjikë e kanë bërë Shtërmenin që nga mesi i shekullit të kaluar, qendër te zhvilluar e tërheqëse ; por më tepër vlera Shtërmeni ka marrë e merr nga banorët e tij të civilizuar, të cilët prej dekadash e kanë kthyer Shtërmenin në një qendër urbane, në një qytezë të vërtetë. Nga Shtërmeni kanë dalë deputetë e drejtues pushteti, inxhinierë e mjekë; mësues, agronomë, zooveterinerë, sportistë e qindra mjeshtra të kualifikuar nga te gjitha profilet. Sot atje ka dhe biznese të suksesshme e fermerë të zot, por të dëshpëron fakti i hidhur që pjesa dërmuese e të rinjve, e jo vetëm ata, kanë qenë të detyruar të emigrojnë, si shumica e krahut të punës nga e gjithë Shqipëria, të cilët nuk kanë reshtur me vajtje-ardhjet e tyre e me dëshirën e qartë për kthimin përfundimtar në Shqipëri, në Shtërmen. Shtermeni shtrihet përgjatë fundit te kodrës se bute e krijuar nga natyra enkas për te, mbushur me shtepi njëra pas tjetrës, kjo ngritje disa metroreshe, ne fakt dallon si e bere posaçërisht për te ngritur qendrën e banimit pak metra me lart nga fusha madhështore shtrire gjere e gjate poshtë rrugës nacionale.
Pikërisht për këtë pozicion te mrekullueshëm, Shtermeni jo vetëm ngjason me një "qyteze" por këtu fjala qyteze merr kuptim te plote, shto perveç kësaj bukurie edhe hijeshinë magjepese te fushës nen këmbe, e cila radhitet nder fushat me pjellore te vendit tone, mes verteksit te dy lumenjve kryesore te Shqipërisë : Shkumbin e Devoll. Tek kjo fushe për mijëra vite janë depozituar prurjet e lumenjve ne fjale, e natyrisht humusi i pasur i këtyre aluvioneve e ka bere këtë fushe me interes për iliret e lashte qe patën banuar ne Pazhok, varrezat e te cilëve zgjuan kureshtje te madhe arkeologjike. Tumat e Pazhokut te lashte përbejnë një nga thesaret e çmuara te arkeologjisë shqiptare.