Shqiptarët në Turqi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Shqiptarët në Republikën e Turqisë (tur. Türkiye'deki Arnavutlar) përbëjnë një pakicë kombëtare në Turqi, e cila nuk është e njohur zyrtarisht. Kjo pakicë përbëhet nga shqiptarë të cilët erdhën në Turqi gjatë periudhës osmane, kryesisht shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia e sotme, nga Çamëria, si dhe në numër më të vogël nga Shqipëria dhe Mali i Zi i sotëm, të cilët mërguan si pasojë e persekutimit serb dhe grek pas fillimit të Luftërave Ballkanike.[1] Numri i shqiptarëve në Turqi llogaritet të jetë nga 500 mijë deri në 1.3 milionë,[2] ndërsa sipas disa burimeve tjera nurmri i personave me prejardhje shqiptare është rreth 5 milionë.[3][4][5]
Fakte të shpejta Popullsia e përgjithshme, Gjuhët ...
Popullsia e përgjithshme | |
---|---|
500.000-1.500.000 | |
Gjuhët | |
Shqip Gegë Tosk | |
Fetë | |
Islami - Krishterimi |
Mbylle