Shqiponja Filipinase
From Wikipedia, the free encyclopedia
Shqiponja Filipinase, përpara e quajtur edhe shqiponja majmun-ngrënëse e Filipineve është një lloj shumë i madh i shqiponjave, i cili rritet vetëm në malet tropike të Filipinëve. Më 1896 është gjetur nga shkencëtari britanez John Whithead. Llojin e ka emëruar sipas babait të tij Jeffery Whitehead. "Phitecophagus" e ka domethënien "majmun-ngrënës". Emri i tij në gjuhën filipine është Haribon (Rrjedh nga "Haring" (Mbret) dhe "Ibon" (Zog). Presidenti Filipinas në vitin 1978 i'a ndërroj emrin nga "Monkey-eating eagle" në "Philippine Eagle" dhe në vitin 1995 e emërojë këtë Shqiponjë si emblemë nacionale dhe stemë të shtetit.