Shpellat Udajagiri dhe Khandagiri
From Wikipedia, the free encyclopedia
Shpellat Udayagiri dhe Khandagiri janë shpella pjesërisht natyrore dhe pjesërisht artificiale me rëndësi arkeologjike, historike dhe fetare pranë qytetit të Bhubaneswarit në shtetin indian të Odishas. Shpellat janë vendosur në dy kodra të afërta, Udayagiri dhe Khandagiri, të përmendura si Kumari Parvat në mbishkrimin Hathigumpha. Ato kanë një numër shpellash të skalitura në mënyrë të rafinuar. Besohet se shumica e këtyre shpellave janë skalitur si blloqe rezidenciale për murgjit xhainistë gjatë mbretërimit të Kharavela-s. Udayagiri do të thotë "kodra e ngritjes së diellit" dhe ka 18 shpella ndërsa Khandagiri ka 15 të tilla.
Shpellat Udayagiri dhe Khandagiri, të quajtura lena në mbishkrimet indiane, janë krijuar kryesisht gjatë mbretërimit të Kharavela-s për bujtjen e asketikëve xhainistë. Grupi më i rëndësishëm i tyre është Ranigumpha në Udayagiri që është një manastir me dy kate.