organizatë që fsheh detaje nga jo anëtarët From Wikipedia, the free encyclopedia
Një shoqëri e fshehtë është një klub ose një organizatë, funksioni i së cilës fshihet nga ata të cilët nuk janë anëtarë edhe pse ekzistenca e saj mund të bëhet e ditur për publikun. Këto organizata zakonisht kanë ceremoni sekrete ku për të qenë pjesë e saj kërkohet të bësh betim. Ndikimi i tyre është i gjerë si në kolegje e universitete ashtu edhe në politikë dhe shpesh konsiderohen ilegale.[1]
Përgjatë viteve ka pasur shoqëri të fshehta të cilat janë të përfshira në teori të ndryshme të konspiracionit dhe janë përfolur si mbajtës të sekreteve si dhe organizata me ndikim.[2] Organizatat më me ndikim paraqiten më poshtë.
Kafka dhe kocka është një urdhër vëllazëror tepër i fshehtë i cili gjendej në universitetin Yale.[3] Sipas Jim Marrs, një nga autorët udhëheqës mbi teorinë e konspiracionit, kjo shoqëri ishte burimi i shumë zyrtarëve qeveritar të cilët kanë ndihmuar në përmbushjen e qëllimeve globale edhe organizatave tjera të fshehta.[4] Nepotizmi është një nga karakteristikat kryesore të këtij urdhri. Kjo vërtetohet nga fakti se shumë martesa ndodhin mes familjeve te Kockave.[4] Sipas Teks Marrs, ky urdhër është një rrezik i madh për liritë dhe të drejtat tona kushtetuese.[4] Ndikimi i saj shtrihet edhe në fushën e inteligjencës sekrete ku dukshëm shihet lidhja e saj me CIA(L).[4] Shumë persona të suksesshëm ishin pjesë e këtij urdhri, duke përfshirë edhe Bush-in.[4]
Sipas Encyclopedia of Associations, Opus Dei është organizatë katolike e cila merr përsipër “të përhap” në botë një vetëdije të thellë për prirjen universale për shenjtërinë dhe apostullatin, nëpërmjet ushtrimit të gjithsecilit të kryer vazhdimisht në liri të plotë dhe përgjegjësi personale.[5] Kjo organizatë praktikon të ashtuquajturin “projekt të jetës” i cili përfshin: lexime e lutje në qetësi sipas rregullit të Opus Deit, praktika shpirtërore të ndryshme e madje edhe dëmtime trupore.[5] Kjo organizatë ka një përbërje hierarkike shumë të veçantë:
Janë anëtarë që jetojnë në shtëpinë e Opus Dei(L)-it dhe që bëjnë një jetë të dëlirë. Gjinitë janë të ndara rreptësishtë dhe anëtarët i japin pjesën më të madhe, në mos tërë rrogën për Opus Dei-in. Thuhet edhe se këta anëtarë shkojnë përtej vetëndëshkimit fizik.[5]
Këta numëror të parëndësishëm jetojnë përgjithësisht në krah të komunitetit; disa martohen dhe kanë fëmijë, por megjithatë ndjekin “projektin e jetës” të përcaktuar për Numërorët. Edhe përsa i takon një Mbinumërori, një përqindje e mirë e rrogës së tij i takon Opus Dei-it.[5]
Janë përgjithësisht anëtar laikë të Urdhrit që përzgjidhen me kujdes prej Opus Dei-it, për tu bërë priftërinjë. Shumë priftërinj numëror arrijnë të marrin pozicione të një përgjegjësie të madhe në brendësi të Opus Dei-it.[5]
Shpesh angazhohen në dëlirësi, por nuk jetojnë në shtëpinë e Opus Dei-it.[5]
Zakonisht janë gra përgjegjëse për mirëmbajtjen, kujdesin dhe pastrimin e shtëpive të Opus Deit-it dhe që zakonisht bëjnë jetë të dëlirë.[5]
Megjithatë nuk konsiderohen anëtarë, por janë mbështetës të Opus Dei-it që ofrojnë para dhe çdo formë tjetër mbështetjeje të mundshme për çështjen. Kjo është kategoria e vetme që nuk duhet të jetp detyrimisht e besimit katolik.[5]
Mendohet se janë rreth 3000 anëtarë të kësaj shoqërie të fshehtë vetëm në SHBA, nga 80000 anëtar në të gjithë botën.[5]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.