![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/8/8a/Arabic_Calligraphy_at_Wazir_Khan_Mosque2.jpg/640px-Arabic_Calligraphy_at_Wazir_Khan_Mosque2.jpg&w=640&q=50)
Shehadeti
prayer / From Wikipedia, the free encyclopedia
Kelimetu shehadeti – të deklaruarit e fesë, shprehet kështu:
![](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/8/8a/Arabic_Calligraphy_at_Wazir_Khan_Mosque2.jpg/640px-Arabic_Calligraphy_at_Wazir_Khan_Mosque2.jpg)
“Esh’hedu en la ilahe il-lall-llah ve esh’hedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu
(origjinal: لآ اِلَـهَ اِلاَّ لله محمد رسول الله )
(dëgjo origjinal këtu: شهادة)
Dëshmoj se nuk ka të adhuruar më të drejtë përveç Allahut, dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij”.
Me këtë dekleratë njesohet besimi Islam – imani me urdhëresat praktike – Islamin.
Krahas emrave të All-llahut xh.sh. që na detyrojnë të t’u nënshtrohemi dispozitave të Tij, me anë të Kelimei – shehadetit e shprehim edhe emrin e Muhammedit alejhisselam, me çka zotohemi se do të shkojmë rrugës së Tij dhe se do ta ndjekim sunnetin e tij. Kjo do të thotë se do ti kryejmë e në jetë do t’i zbatojmë të gjitha urdhëresat e Zotit të natyrës praktike, të cilat i zbatoi Muhammedi alejhisselam.