politikan shqiptar From Wikipedia, the free encyclopedia
Shefqet bej Vërlaci (Elbasan, 15 dhjetor 1877 - Zyrih, 21 korrik 1946) ka qenë pronar tokash, politikan, kryeministër [1] [2] [3] [4] i shtetit Shqiptar,[5] i cili pranoi kolonizimin italian të Shqipërisë, anëtar i Partisë Fashiste Shqiptare, senator gjatë periudhës kur Shqipëria qe Republikë 1925-'28.[6] Senator i Mbretërisë Italiane (20.12.1939 - 25.08.1944) dhe pjesëtar i komisionit të agrikulturës në Senatin e Mbretërisë Italiane. [7]
Shefqet bej Vërlaci | |
---|---|
Kryeministër i Shqipërise | |
Në detyrë 30 mars – 27 maj, 1924 | |
Paraprirë nga | Ahmet Zogu |
Pasuar nga | Iljaz bej Vrioni |
Në detyrë 12 prill, 1939 – 4 dhjetor, 1941 | |
Paraprirë nga | Xhaferr bej Ypi |
Pasuar nga | Mustafa Kruja |
Ministër i Punëve të Brendshme | |
Në detyrë 3 mars – 27 maj, 1927 | |
Paraprirë nga | A. Zogu |
Pasuar nga | Abdurrahman Dibra |
Zëvendësisht ministër i Punëve Botore | |
Në detyrë 12 prill, 1939 – 3 dhjetor, 1941 | |
Paraprirë nga | Izedin Beshiri |
Pasuar nga | Iljaz Agushi |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 15 dhjetor, 1877 Elbasan, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 21 korrik, 1946 (68 vjet) Zyrih, Zvicër |
Nënshtetësia | Shqiptare |
Bashkëshortja/et | Semiramis hanëm Vrioni |
Fëmijët | Ismaili |
Punësimi | Politikan |
Nënshkrimi | |
U lind në Elbasan, i biri i Ismail Pashës dhe Mehtab hanëm Sulovës[8] në një familje bejlerësh me pasuri të mëdha tokësore. Mori mësimet e para në qytetin e lindjes, të mesmet i kreu në qytetin e Manastirit. Vajti në Stamboll për të kryer arsimin e lartë në shkollën e lartë të administratës në "Mülkiye-i-Sehahané", por nuk mundi ta përfundonte atë.
Në moshën 32-vjeçare i kthyer tashmë në Shqipëri, Vërlaci në vitin 1910 zgjidhet deputet i Elbasanit në Parlamentin e Perandorisë Osmane, por për shkak të konflikteve që pati me Turgut Pashën ai u arratis. Ndërsa dy vjet më vonë në muajin nëntor ishte një ndër anëtarët e partisë së Elbasanit që përkrahu pavarësinë e Shqipërisë.
Në 21 gusht 1914 Shefqet Vërlaci ishte anëtar i delegacionit që i dorëzoi në Gjermani kurorën e fronit të Shqipërisë Princ Vidit. Në zgjedhjet e 5 prillit të vitit 1921 zgjidhet deputet, ndërsa në këtë fushatë kryesoi në Elbasan grupin Pleqësor. Postin e parë si kryeministër dhe ministër i brendshëm i vendit ai e mori në vitin 1924 nga datat 3 mars deri më 27 maj. Gjatë viteve 1925–1928 kur Shqipëria ishte Republikë, Vërlaci u bë senator.[6] Më 13 shtator 1927 dekorohet me Kordonin e Madh të Urdhrit të Kurorës Italiane.[7] Në vitin 1928 në 1 shtator si anëtar i Komisionit të Asamblesë në emër të Asamblesë i komunikoi Mbretit Zog vendimin e posaçëm që e shpalli Shqipërinë Mbretëri Parlamentare.
Zgjidhet për herë të dytë kryeministër në vitin 1939 dhe më 16 prill të po të këtij viti dhe ministër i punëve botore, i dorëzoi në Romë kurorën e fronit shqiptar Viktor Emanuelit III. Po këtë vit, ai u zgjodh senator i Mbretërisë Italiane.
Ministri i Jashtëm italian, njeriu që përgatiti pushtimin e Shqipërisë, konti Galeazzo Ciano në ditarin e tij shkruante “... Po ta kisha njohur më parë nuk do ta kisha mbështetur emërimin e tij. Është njeri nursëz e do të na bezdisë...”.[9] Përuroi në Kavajë fillimet e punimeve të hekurudhës Durrës-Elbasan në vitin 1940.
Në qershor 1940, gjatë Luftës së Dytë Botërore, qeveria e tij kolaboracioniste ndoqi shembullin e Italisë dhe i shpalli luftë Francës dhe Britanisë së Madhe.[10]
Në vitin 1941 si pasojë edhe të konflikteve të shumta politike që pati me Mëkëmbësin Jakomoni, ky i fundit kërkoi zëvendësimin e tij, gjë e cila u realizua më 3 dhjetor të vitit 1941 ku në vend të tij u emërua Mustafa Kruja.
“Pas largimit nga posti si kryeministër Shefqet Vërlaci thuajse u tërhoq plotësisht nga politika. Para se në Shqipëri të vendosej regjimi komunist u largua në Itali së bashku me djalin e tij Ismailin, dhe vajzën Behije (ish e fejuara e Ahmet Zogut). La në Shqipëri gruan dhe vajzat Fezilet e Mehtap. Është për t'u përmendur fakti se Shefqet Vërlaci ka qenë martuar me të bijën e Ymer Pashë Vrionit, Semiramis. Vërlaci ishte baxhanak me armikun e tij politik, Aqif Pashë Elbasani.
Gruaja e tij pasi u dënua me 5 vjet burg nga komunistët vdiq në mjerim të plotë. Në Shqipëri jetoi vetëm vajza e vogël e Shefqet Vërlacit, Mehtapi e cila ishte e martuar me Qemal Biçakçiun dhe vajza e dytë Fezileti e cila ishte martuar me Is’han Libohovën.
Vdes në vitin 1946 në spitalin e Zyrihut, dhe më pas varroset në Romë në parcelën dytësore 1537 të varrezës së këtij qyteti. Edhe një vit pas vdekjes së tij, qeveria komuniste vazhdonte të kërkonte ekstradimin e tij në Shqipëri si “kriminel lufte”.
Shefqet Vërlaci ka qenë njeriu më i pasur në Shqipëri. Vetëm në vitin 1939 ai kishte në pronësi të tij 3700 hektarë ose rreth 1 përqind të fondit të përgjithshëm të tokës në Shqipëri.[6]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.