![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/c/c4/Schachboxen1.jpg/640px-Schachboxen1.jpg&w=640&q=50)
Shah-Boksi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Shah-Boksi është një sport hibrid i cili kombinon boksin dhe shahun në raunde të veçanta. Sporti filloi kur artisti Holandez Iepe Rubingh, i frymëzuar nga pamjet imagjinare të artistit dhe filmbërësit Francez Enki Bilal, organizoi disa periudha të shkurtra të këtij sporti. Fama e Shah-Boksit po rritet mbarëkombëtarisht dhe madje është krijuar dhe një shoqatë e Shah-Boksit. Pjesëmarrësit duhet të jenë boksierë të aftë dhe shahistë të zotë sepse ndeshja mund të përcaktohet nga të dyja këto disiplina.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/c/c4/Schachboxen1.jpg/640px-Schachboxen1.jpg)
Ideja kryesore e Shah-Boksit është të kombinojë sportin #1 mendor dhe sportin #1 fizik në sport hibrid që kërkon maksimumin nga lojtarët-mendërisht dhe fizikisht.