From Wikipedia, the free encyclopedia
Serilia liburne (Latin: Serilia liburnica) quhej një lloj i anijeve lundruese të fisit antik ilirë të Liburnëve të cilët njiheshin për një detari dhe anijendërtimtari mjaft të zhvilluar. Mbetjet e dy anijeve liburne u gjetën duke eksploruar portin antik romak Enona (Nina) në Zaton të Kroacisë. Vetë porti shërbente si një port për anijet në kohërat antike, ndërsa më vonë në kohën romake porti u zgjerua dhe shërbeu për të akomoduar galera të mëdha romake.
Nga analiza radikarbonike e mbetjeve, anijet datohen në shekullin II para Krishtit. Karakteristika kryesore dhe e veçantë e këtyre anijeve është se ato janë ndërtuar pa pjesë metalike, gjegjësisht, të gjitha pjesët e anijes bashkohen me qepje, pa nyje metalike duke përdorur vetëm litarë dhe kunja druri. Një studim i anijeve zbuloi se ato ishin të gjata 9 deri në 10 metra dhe njëra nga anijet kishte gjithashtu një direk të dyfishtë si dhe sipas të gjitha gjasave, një velë prej lëkure katrore. Gjatë udhëtimit, anijet lundronin me një forcë shtesë e cila arrihej duke lidhur harqet me një litar të fortë.
Marco Verije Flak, një gramatikan nga koha e Augustit, sjell fjalën SERILIA (SERILLA) për të përshkruar anijet liburniane të bashkuara me litarë prej liri dhe brumbulli. Ai më tej citon Pakuvija (240-130 para Krishtit) i cili në veprën e tij Niptra thotë: "Dhe asnjë pykë zdrukthëtarie nuk mban trupin e anijes, pasi që është e qepur me litarë prej liri dhe brumbulli. ˝ Bazuar në këtë, anijet u quajtën Seliria liburnica.
Mbetjet e anijeve të tipit serilia liburnica gjenden në Muzeun e Antikiteteve Nin të Kroacisë.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.