![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/6/65/Desjardins_Balkans_1853.jpg/640px-Desjardins_Balkans_1853.jpg&w=640&q=50)
Serbia e Vjetër
From Wikipedia, the free encyclopedia
Serbia e vjetër (serbisht: Стара Србија) është një term historiografik serb[1] që përdoret për të përshkruar territorin që sipas shkollës dominuese të historiografisë serbe në fund të shekullit të 19-të përbënte bërthamën e Perandorisë Serbe në vitet 1346-71.[2] [3]
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/6/65/Desjardins_Balkans_1853.jpg/640px-Desjardins_Balkans_1853.jpg)
Termi nuk i referohet një rajoni të përcaktuar, por me kalimin e kohës në fund të shekullit të 19-të dhe në dekadën e parë të shekullit të 20-të ai përfshiu rajonet e Rashkës, Kosovës dhe një pjesë të madhe të Maqedonisë së Veriut.[4][3] Termi serbët e vjetër (serbisht: Старосрбијанци) është përdorur si emërtim nga autorët serbë dhe qeveritë e mëvonshme për popullsitë sllave nga rajone të tilla si Maqedonia e Vardarit.[5] Në historiografinë moderne, koncepti i Serbisë së Vjetër siç u zhvillua në shekullin e 19-të është kritikuar si një mit historik, i bazuar shpesh në ngjarje historike të trilluara (shpikura) ose të interpretuara në mënyrë tendencioze.[3]