Selman bin Abdulaziz Al Saudi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Selman bin Abdulaziz El Saudi (Arabisht: سلمان بن عبد العزیز آل سعود; lindi më 31 dhjetor 1935) ka qenë Mbreti i Arabisë Saudite dhe Mbrojtësi i Dy Xhamive të Shenjta që nga 23 janari 2015.
Selman bin Abdulaziz | |||||
---|---|---|---|---|---|
Mbreti i Arabisë Saudite Kryeministri i Arabisë Saudite Mbrojtësi i Dy Xhamive të Shenjta | |||||
Mbretërimi | 23 janar 2015 - duke vazhduar | ||||
Paraardhës | Abdullah | ||||
| |||||
Shtëpia | Shtëpia e Saudit | ||||
I ati | Ibn Saudi | ||||
E ëma | Hussa bint Ahmed Al Sudairi | ||||
U lind | 31 dhjetor 1935 Riad, Arabia Saudite |
Ai ishte zv.guvernator i Riadit dhe më vonë guvernator i Riadit për 48 vjet nga viti 1963 deri më 2011. Ai më pas u emërua Ministër i Mbrojtjes. Ai u emërua gjithashtu Princi i Kurorës i Arabisë Saudite në vitin 2012 pas vdekjes së vëllait të tij Najef bin Abdulaziz. Selmani u bë mbret në vitin 2015 pas vdekjes së gjysmë vëllait të tij, Mbretit Abdullah. Ai është djali më i vjetër i mbijetuar i Ibn Saudit.
Nismat e tij kryesore si mbret përfshijnë ndërhyrjen saudite në Luftën Civile të Jemenit, Saudi Vision 2030 dhe një dekret të vitit 2017 që lejon gratë saudite të vozisin. Djali i tij, Princi i Kurorës Muhamed bin Selman Al Saud, konsiderohet sundimtari de facto i Arabisë Saudite dhe ka udhëhequr shumë reforma brenda vendit, si dhe ka shkaktuar një numër polemikash, duke përfshirë arrestimin e anëtarëve të familjes mbretërore saudite në 2017 dhe vrasjen të Xhamal Kashogxhi.