gazetare turke From Wikipedia, the free encyclopedia
Selma Riza (lindur në 5 shkurt 1872- 5 tetor 1931) ishte gazetarja e parë vajzë në Turqi. Ajo ishte gjithashtu një nga novelistet e para në Turqi. Pas vdekjes së saj, të afërmit treguan se mbiemri i saj ishte Feraceli, ndaj ajo njihet ndryshe dhe si Selma Riza Feraceli.
Ajo lindi në 5 shkurt 1872.[1] Babai i saj ishte Ali Riza, një diplomat i Perandorisë Otomane në Austro-Hungari, kurse e ëma, Naile ishte austriake.
Pasi u edukua nga mësuese private në Konstandinopoj, ajo udhëtoi drejt Parisit, në 1898 për tu takuar me vëllain e saj më të madh Ahmet Riza, i cili ishte pjesë e lëvizjes së xhonturqve.[2] Ajo studioi në Universitetin e Sorbonës dhe ishte e lidhur me Komitetin e Porgresit. Ajo ishte pjesëtarja e vetme vajzë e këtij komiteti.[2] Në Paris ajo shkruajti për dy gazeta të publikuara nga komiteti me emër: "Mechveret Supplément Français" në frëngjisht dhe "Şura'i Himmet" në turqisht. Në 1908 ajo u rikthye në Stamboll ku shkruajti për dy gazeta: “Gazeta për gratë” dhe “Bota e grave”. Ajo gëzonte gjithashtu pozicionin e sekretares së përgjithshme për organizatën “Turkish Red Crescent” midis viteve 1908-1913. Gjatë viteve të fundit të Perandorisë Otomane, ajo punoi fort për ta transformuar pallatin mbretëror të sulltanit Adile në një shkollë për vajzat. Me ndihmën e vëllait të saj ajo ia arriti këtij qëllimi dhe pallati u quajt gjimnazi për vajza “Kandilli” deri në vitin 1986, kur dhe u dogj pjesërisht.[3][4]
Ajo vdiq në 5 tetor 1931.[1]
Në 1892, teksa ishte vetëm 20 vjeçe, ajo shkruajti novelën e papublikuar me titull “Miqësia”. U publikua në 1999, vite pas vdekjes së saj nga Ministria e Kulturës.[3]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.