Sanxhaku i Smederevës
From Wikipedia, the free encyclopedia
Sanxhaku i Smederevës i njohur jozyrtarisht edhe si Pashallëku i Beogradit, gjatë sundimit Osman ka qenë njësi administrative ushtarake e Sulltanit. Sanxhakbeu i parë i këtij sanxhaku ka qenë Gazi Ali Beu (Mihalogllu) nga Bullgaria. Në vitet 1800 ka filluar çlirimi i kësaj hapësire dhe ka vazhduar deri më 1875 me çrast janë çliruar dhe pastruar nga etnia Shqiptare autoktone dhe etni tjera ballkanike me përkatësi fetare myslimane edhe 6 nahije tjera. Nga ky sanxhak ka filluar krijimi i shtetit serb i cili që nga themelimi ka ndjekur një politikë agresive ndaj etnive të tjera që nuk e pranonin asimilimin.
Me spastrimet etnike dhe fetare që bëri ky pushtet nga Lugina e Moravës (ndër ta 150.000 shqiptarë), regjimi i dinastisë së Obrenoviqëve (1817-1903) vazhdon politiken e njëjtë dhe ja arrinë që të thirrë në jetë Principatën e Serbisë. Nga kjo principatë lëshohen urdhëresa të ndryshme me qëllim të vijimit të politikës së filluar dhe kështu më 1832 lëshohet urdhëresa me të cilën ndalohet qarkullimi i shqiptarëve dhe boshnjakëve në territorin e saj. Kjo urdhëresë i drejtohej kryesisht vendasve shqiptarë dhe boshnjak d.m.th ata duheshin të paraqiteshin si Serb përndryshe pasonte tortura (dënim me 25 goditje me shkopinj). Pas dy viteve (1834) po nga zyrtarët e kësaj principate lëshohet urdhëresa që ushtria e rregullt e posaformuar ta përdor strategjine e tokes se djegur pra ()të djegë fshatra te cilat nuk i nënshtroheshin asimilimit.
Me Paqen e Parisit më 1856, kjo principatë e fiton një lloj mbështetje nga fuqitë e mëdha, dhe këtë mbështetje e shfrytëzon për të larguar të gjithë shqiptarët nga qyteti i Shumadisë dhe nga Hercegovina.
Më 2 mars 1865, Knjaz Mihajli nxjerrë ligjin për kolonizimin e vendeve të marra nga të ndjekurit. Ky ligj edhe fillon të zbatohet me përqendrim në Sanxhakun e Nishit dhe Pirotit. Ishte kjo koha gjatë mbajtjes së Kongresit të Berlinit dhe qëllimi ishte që të krijohen fakte për pranimin e principatës si shtet.